“SHEJTANI IA NDRIÇOI RRUGËN PËR NE XHAMI“

Mos i humb

Një person zgjohet herët nga gjumi për ta falur namazin e Sabahut në Xhami,i vesh teshat merr abdes dhe niset për në Xhami, në mes të rrugës për në Xhami rrëzohet i ndytë teshat, kthehet në shtëpi e i ndërron teshat dhe niset për ta falur namazin për të dytën herë dhe po në të njëjtin vend prapë rrëzohet, prapë kthehet në shtëpi merr abdes dhe i ndërron teshat dhe niset për në xhami, në të njëjtin vend takon një person me një dritë (fener) në dorë e pyet: kush jeni ju?

Ai i përgjigjet: Të kamë parë qe dy herë që rrëzohesh këtu e për këtë tani po ta ndriçoj rrugën për në Xhami….
Ja ndriçon rrugën deri te dera e Xhamisë dhe para se të hynë në Xhami i thotë njeriu (që është rrëzuar): Hynë në Xhami të falemi…. por ai refuzon, me gjithat ai ja përsëritë disa herë duke i thënë hyrë të falemi por ai refuzon kategorikisht që të mos hynë ta fal namazin.

Njeriu e pyet : Pse nuk dëshiron të falesh?

Ai i thotë : Unë jam shejtani…. unë të kamë rrëzuar herën e parë që të kthehesh në shtëpi e të mos falesh në Xhami por ti u ktheve, e herën e parë kur u ktheve në shtëpi e more abdes që të shkosh në Xhami ta falësh namazin All-llahu ti fali ty mëkatet, e kur të rrëzova herën e dytë e ti u ktheve në shtëpi që të marrësh abdes e të shkosh ta falësh namazin All-llahu ua fali familjes sate mëkatet, e në herën e tretë u frikësova që nëse të rrëzojë All-llahu do t’ia falë mëkatet tërë fshatit tënd.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit