Shekerinska: Diversiteti etnik e bën më të pasur armatën

Mos i humb

Armata me të vërtetë e prezanton Republikën e Maqedonisë në tërësi, ashtu siç është, etnikisht e larmishme dhe shtet më të pasur, tha ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, në adresimin në ceremoninë solemne për pranimin e 130 ushtarëve profesionistë në radhët e ARM-së, grupi i 30-të nga gjithsej 375 ushtarëve profesionistë të pranuar në armatë këtë vit.

Duke iu dëshiruar mirëseardhje ushtarëve të rinj profesionistë në armatë, ministrja Shekerinska theksoi se diversiteti etnik i armatës e bën shtetin më të pasur dhe Maqedoninë e prezanton në tërësi.

“Ky diversitet është përparësi unikate për Maqedoninë por edhe për Armatën e Republikës së Maqedonisë. Sepse secili prej jush sjellë përvojë, tradita të ndryshme, por i ndani vlerat e njëjta, motivin e njëjtë dhe dëshirën e njëjtë për të qenë pjesë e botës së zhvilluar. Llojllojshmëri kemi edhe në aspektin e gjinive. Nga gjithsej 375 ushtarë profesionistë, 48 janë vajza dhe gra”, tha Shekerinska.

Me marrjen e ftesës për të qenë pjesë e aleancës më të madhe ushtarako-politike në ditët e sotme e arritëm qëllimin tonë, tha Shekerinska duke shtuar:

“Maqedonia doli nga izolimi dhe tashmë nga viti 2019 do të ulet në tavolinën e njëjtë me shtetet më të fuqishme në botë. 29 aleatë do të jenë aleatë edhe të shtetit tonë. Pas pranimit formal, edhe zëri ynë dhe i juaji do të dëgjohet dhe do të japë kontribut ndaj vendimeve të Aleancës së NATO-s”, theksoi ministrja e Mbrojtjes.

Ajo në solemnitetin e mbajtur në kazermën Ilinden tha se Armata e Republikës së Maqedonisë në NATO do të hyjë krenare, me dinjitet duke përkujtuar se nga shtetori i vitit të ardhshëm pagat në armatë do të rriten për 5 për qind.

Grupi i parë i ushtarëve profesionistë në Armatën e Maqedonisë u pranua në korrik ndërsa i dyti në tetor të vitit 2018.

Në solemnitetin e sotëm morën pjesë edhe zëvendës-ministri i Mbrojtjes Bekim Maksuti dhe kryeshefi i Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral-majori Vasko Gjurçinovski.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit