Shemben dy diga në Michigan, përmbytje dhe pandemi

Mos i humb

Më shumë se 10 mijë banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në Miçigan, pasi dy diga u shembën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe shkaktuan atë që zyrtarët e quajtën përmbytje historike.

Guvernatorja, Grecen Uitmer, shpalli gjendjen e emergjencës në kontenë Midland, vendin ku digat u shembën dhe në qytetet Endenville dhe Sanford. Shërbimi kombëtar i motit paralajmëroi përmbytje të rrezikshme dhe iu bashkua guvernatores duke i kërkuar njerëzve në zonë të ngjiteshin në rajone më të larta, menjëherë.

“Zona e poshtme e Midlandit, një qytezë me 42 mijë banorë, mund të jetë së shpejti nën tre metra ujë”, tha guvernatorja. Qyteti tha në faqen e tij të internetit se 11 mijë njerëz janë evakuar dhe se asnjë viktimë nuk është raportuar.

Imazhet e marra nga helikopterët tregonin pjesë të mëdha toke nën ujë, ura të shembura dhe shtëpi e ndërtesa të përmbytura. Menaxhimi i katastrofës dhe evakuimi po pengohet nga pandemia e koronavirusit që ia detyron njerëzit të respektojnë distancimin social.

“Është e vështirë të besohet se ne jemi në mesin e një krize si pandemia globale dhe po përballemi edhe me përmbytjet që duket se do të jenë më të rëndat në 500 vjet”, tha guvernatorja e Miçiganit duke u kërkuar të gjithë të evakuarve të mbanin maska dhe të ruanin distancimin social kur ishte e mundur. .

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit