Shembet ndërtesa shtatëkatëshe në Stamboll

Mos i humb

Një ndërtesë shtatë katëshe u shemb në lagjen Kartan në pjesën aziatike të Stambollit.

Një ekip prej 86 punëtorësh shpëtues dhe 26 kamionë zjarri kanë arritur në lagjen Orhantepe, tha Komuna Metropolitane e Stambollit në një deklaratë.

Zeki Dag, administratori lokal i lagjes, i tha CNN Turk se ndërtesa me shtatë kate kishte 14 njësi apartamentesh me 27 deri 30 banorë, kur ajo u rrëzua.

Dag shtoi se 15 banorë mendohen të jenë nën rrënoja.

Ai shtoi se një dyqan tekstili nën ndërtesë ishte bosh në kohën e rrëzimit.

Prokurorët kanë filluar një hetim për incidentin.

Në vendin e shembjes së ndërtesës kanë mbërritur një numër ekipesh policore, ambulanca dhe zjarrfikës.

Në vijim është sigurimi i zonës dhe kërkimet në rrënoja. Së shpejti priten më shumë informacione rreth ngjarjes. /Mesazhi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit