Shembet ndërtesa te stadiumi, pronarët: Dëmshpërblim me vlerë tregu

Mos i humb

Në orët e para të mëngjesit të së premtes Inspektoriati i mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë së Tiranës ka shembur godinën 5 katëshe në krah stadiumit “Arena Kombëtare”.

Shembja e ndërtesës është bërë me anë të fadromave dhe jo me shpërthim të telekomanduar.

Pronarët thonë se shembja e objektit ka ndodhur herët në mëngjes dhe sipas tyre nuk i kanë lënë kohë për të cmontuar katet e tjera të objektit.Pas shembjes së objektii ata kërkojnë dëmshpërblim në bazë të vlerës së tregut.

“Sot po ndodh ajo që nuk pritej. Erdhi sot në mëngjes në orën 06:30 policia ndërtimorë bashkë me tjetrën.Kanë rrethuar vendin dhe nuk kanë pritur asnjë moment.Problemi ështe sepse dëmshpërblimi është bërë në mënyrë katastrofale vetëm 300 euro për metër katror ndërkohë që këtu tatohesh me 3000 euro metër katror.Rilindja po vazhdon të lindi dicka e re e bukur sepse po i hapet rruga këtyre pronarëve të fuqishëm.”

Sipas tyre pas gjithë kësaj prishjeje fshihet kryeministri Rama i cili mëngjesin e së premtes ka zgjedhur ´sipas tyre të ndjeki live prishjen e objektit nga hoteli që ndodhet aty afer.

“Edi Rama është tek Sheratoni dhe po shikon live shembjen.E kërkuam dhe 1 orë shtyrjen ato thanë jo se e do KM për të parë live shembjen se do të shikoj pronën e vet përball si po i del.Nqs do vinin në darkë do I hiqnim brenda ditës.E rrethoi policia erdhi në mëngjes dhe nuk lejuan asnjë veprim tjetër.”

Teksa godina shembej nuk kanë munguar edhe përplasjet mes policisë dhe punonjësve të një biznesi I cili kishte marrë me qira katin e tretë të objektit.

Kjo përplasje ka ardhur për shkak se në ambientet e brëndshme të godinës gjendeshin dokumente me vlerë për disa biznese të cilët thonë se nuk I kanë lënë kohën e mjaftueshme për ti hequr.

“Fjalë që do prishet sot apo nesër por jo njoftim.Ne kemi 15 vite jetë këtu dokumenta kemi kasafortat.Gjysëm ore te bllokohet ti marrim gjërat.”

Pronarët e objektiti 5 katësh thonë se prishjen e godinës së tyre do ta cojnë në gjykatë.

“ Ne e kemi nisur vetëm nëpërmjet gjykatës nëse gjykata do vij një ditë gjykata që duam nëse duam të hyjmë në europë.Unë jam biznesmen dhe ato lekë janë lekët e biznesit tim janë lek djerse duam të respektohemi si njerëz të këtij vëndi që paguajmë taksat.”

Qeveria me vendim të kryeministrit Edi Rama vendosi në datën 26 Qershor 2019 shpronësimin e këtij objekti me vlerë 107 milionë lek.Për këtë objekt leja e ndërtimit është dhënë në vitin 2003 nga kryeministri Edi Rama I cili në atë kohë drejtonte Bashkinë e Tiranës. Prej 5 vitesh pronarët e ndërtesës 5 katëshe kishin aplikuar për legalizimin e një pjese të objektit dhe vetëm në muajin Prill të 2019 kanë marr legalizimin e plotë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit