Shembja e gurëve ndërpret linjën e trenit për në Zermatt

Mos i humb

Vendpushimi i njohur dimëror i Zvicrës, Zermatt në Kantonin Valis, assesi të rehatohet. Pa kaluar as dy javë nga izolimi i tij i shkaktuar nga bora, ky lokalitet me turizëm të zhvilluar alpin sërish ka mbetur pa lidhjen hekurudhore. Kësaj radhe, linja e trenit në mes të lokaliteteve Visp dhe St.Niklaus është ndërprerë për shkak të rrëshqitjes së gurëve, njofton ndërmarrja hekuridhpre m“Matterhorn Gotthard Bahn”.

Pasagjerët që kishin planifikuar të udhëtonin me tren janë detyruar të shfrytëzonin autobusët e futur në qarkullim si zgjidhje emergjente për këtë linjë. Në këtë mënyrë, udhëtarët duhet të planifikojnë kohë më të gjatë për udhëtimin e distancës së njëjtë.

Linja konsiderohet se do të mbetet e bllokuar deri në mbylljen e orarit të trenave.

Lartësia e dëmit të shkaktuar në linjën hekurudhore nga rrëshqitja e gurëve nuk është e madhe thotë një zëdhënës i ndërmarrjes së përmendur. Por problemi qëndron te fakti se është dëmtuar edhe sistemi që e furnizon hekurudhën me energji elektrike./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit