Shembja e urës, vazhdon kërkimi për të mbijetuar në Genova

Mos i humb

 

Operacionet e shpëtimit në qytetin italian të Genovës kanë punuar gjatë natës për të kërkuar të mbijetuar të mundshëm pas rënies dramatike të një ure ditën e martë.

Ministri i Brendshëm italian tha se të paktën 35 vetë humbën jetën kur dhjetëra automjete ranë nga 45 metra lartësi.

Rreth 16 vetë u plagosën në këtë incident dhe numri i të zhdukurve është 12.

Rreth 250 zjarrfikës nga e gjithë Italia po marrin pjesë në kërkim. “Ne nuk heqim dorë nga shpresa,” tha zyrtari i zjarrfikësve, Emanuele Giffi për agjencinë e lajmeve AFP.

Më shumë se 400 vetë janë evakuuar mes frikës se pjesët e tjera të urës mund të bien.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit