Shengeni Ballkanik, Rama shpërthen në akuza/ Kosova u vetë-izolua, mos më tregojnë mua “Jugosllavinë e re”

83
0

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer në akuza ndaj kritikëve të idesë së mini-Shengenit Ballkanik, e cila është diskutuar në dy tryeza, Novi sad dhe Ohër, ndërsa takimi i tretë do të organizohet në Durrës më 21 dhjetor.

Në konferencën e përbashkët për mediat me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev, Rama tha se Kosova u vetëpërjashtua dhe vetë-izolua.

“Pjesëmarrja e Kosovës nuk është vënë në diskutim, dhe ata që sot flasin për “Jugosllavinë e Re” duket se kanë shumë nostalgji për kohën e Jugosllavisë. Unë s’kam jetuar asnjë ditë në Jugosllavi dhe nuk kam asnjë nostalgji për atë kohë.

Po kështu ata që më akuzojnë mua për “Shqipërinë e Madhe” po u them sot që të mbyllin gojën, pasi s’ka mundësi që në njërën anë dua “Jugosllavinë e re” dhe në anën tjetër dua Shqipërinë e Madhe.

Po e kam thënë kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të hiqet, sikundër këtu jam në një nismë që e kërkoj prej vitesh, pasi po humbasim miliarda dhe s’mund të varemi nga burokratët në Bruksel për të organizuar tryeza bashkëpunimi dhe të na thërrasin.

Ky është një proces ku të gjithë fitojmë, dhe jo njëri fiton dhe tjetri humbet”, tha Rama.

Në vijim të fjalës së tij, Kryeministri tha se në takimin që do të mbahet në Durrës janë të ftuar të gjithë.

“Është rënë dakord dhe më parë, të përshihet dhe Kosova, me të drejta të plota dhe e barabartë në BE. Por mos t’i shmangen elefantit që është këtu. Duhet të jenë sa më të drejtpërdrejte, me të gjithë ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë apo s’duhan të kuptojnë. Është momenti për të thënë se së pari në kujtesën time, jemi takuar, jemi ulur dhe kemi dakordësuar për gjithçka që shkruhet, e zeza mbi të bardhë.

Tani më jo si dokument, por si plan veprimi. Kjo nuk e ka penguar kryeministrin apo presidentin e Kosovës që të marrë pjesë në këtë samit. Në kujtesën time, pas luftës dhe pavarësisë së Kosovës, u desh një kohë jo e shkurtër që përfaqësues të Kosovës të pranoheshin në tavolinë.

Qoftë nga përfaqësues të Serbisë apo të Bosnjë Hercegovinës, tani prej të paktën 5 vjetësh, pjesëmarrja e Kosovës nuk është vënë në diskutim. Se gjej dot interesin dhe as përfitimin nga ky vet përjashtim nga Kosova.

Në vizitën time e kam thënë; Serbia duhet të njohë Kosovën. Por Kosova nuk duhet të vete përjashtohet’, tha Rama.

Pjesë nga deklarata e Edi Ramës

“Për ne nuk është ideja të ndajmë Ballkanin Perëndimor që edhe kështu është i vogël por ideja është që të përfshimë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Është e shkruar dhe miratuar nga të 6 vendet në takimet e një-pasnjëshme por e pa zbatuar. Kjo është nismë për të shtyrë më tej procesin, e cila vjen si vullnet i brendshëm dhe jo si patranazhim nga jashtë. Miqtë tanë evropianë ndryshe nga herë të tjera ishin të ftuar. Nëse kjo shqetëson dikë ky nuk është problem në vetvete i nismës.

Ne u dakordësuam që më 21 dhjetor të zhvillojmë mbledhjen e radhës në Durrës dhe do të jetë edhe përfaqësuesi i ri i Politikës së Jashtme të BE-së, Borrel. Në Durrës, dua që edhe Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina të përfshihen, dhe Kosova të përfshihet me të drejta të plota dhe si e barabartë në këtë proces.

Dua të jem sa më i qartë me gjithë ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë, se është momenti për të thënë: së pari, jemi takuar dhe kemi dakordësuar për gjithçka që shkruhet se zeza mbi të bardhë si një plan veprimi mes liderësh të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sofje, në Londër, Paris, Berlin, Bruksel, pra me sa kujtoj nuk më rezulton që Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ta kishin njohur Kosovën, por kjo nuk e ka penguar Kosovën që të marrë pjesë.

Së dyti, pas luftës dhe pavarësisë së Kosovës u desh një kohë jo e shkurtër që përfaqësuesit e shtetit të Kosovës të pranoheshin në tavolinë në takime ndërkombëtare nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Tani, prej të paktën 5 vjetësh pjesëmarrja e Kosovës nuk është vënë kurrë në diskutim.

Së treti, bashkëpunimi rajonal dhe jetësimi i katër lirive të BE në bashkëpunim me vendet e rajonit, nuk do të thotë që Shqipëria ka ndryshuar qëndrim ndaj Serbisë lidhur me njohjen e Kosovës. Mos zgjidhja ende e kësaj çështje nuk është absolutisht një arsye që Kosova të vetëpërjashtohet. Nuk është një arsye që Kosova dhe Shqipëria të mos mbrojnë interesat e tyre.

Së katërti, një pyetje e thjeshtë do të ndihmonte qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë që kanë kaq vite që heqin të zitë e ullirit në kufi, do të donin të vazhdonin? Apo do të donin që njësoj si në gjithë Ballkanin Perëndimor edhe mes Shqipërisë dhe Kosovës të çelej kufirit për katër liritë e BE-së. Kjo nuk është një “mini-Shengen”. Mua nuk më konvenvon. Është Wester Balkan Schengen.

Së pesti, po produktet bujqësore të Shqipërisë pse duhet të kalben në kufirin me Maqedoninë, apo Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën apo siç kalben edhe në kufi me Kosovën”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here