Shenjat e suksesit dhe lumturisë tek njeriu!

Mos i humb

Ka thene Hasen bin Alij el Xheuzexhanij:

Nga shenjat e suksesit dhe lumturise tek njeriu eshte lehtesimi i kryerjes se adhurimit, perputhja me Sunetin ne veprimet e tij, shoqerimi me njerezit e mire, morali i mire me vellezerit, ofrimi i te mirave per te gjithe njerezit, perkujdesja me hallet e muslimaneve dhe angazhimi me shfrytezimin e kohes.

U pyet : Cila eshte rruga per tek Allahu?

Tha: Rruget per tek Allahu jane te shumta, por me e qarta dhe me e ruajtura nga dyshimet eshte: Ndjekja e Sunetit ne thenie, veprime, qellime, besim dhe vendosmeri, sepse Allahu thote: ” E nese ju i bindeni(Profetit) do te jeni te udhezuar”

U pyet:Cila eshte rruga per tek Suneti?

Tha: Distancimi nga bidatet, ndjekja e atyre gjerave per te cilat ka pasur unanimitet ne brezin e pare te dijetareve te Islamit, largimi nga mexhliset e filozofeve dhe skolastikeve, perqendrimi ne rrugen e pasimit(marrjes per shembull).

Me kete ishte i urdheruar Profeti nepermjet ajetit Kuranor: ” Me pas Ne te shpallem: Ndiqe fene e Ibrahimit…”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit