Shenjat se keni probleme me gjëndrën tiroide

Mos i humb

Injorimi i sëmundjes mund të çojë në rritjen e presionit, probleme në zemër, akumulimin e kolesterolit dhe vdekjen e parakohshme.

Çdo e pesta grua në jetë hasë në çrregullime të gjëndrës tiroide, dhe numri i meshkujve të sëmurë po rritet gjithnjë e më shumë, thonë ekspertët.

Përveç gjenetikës, sëmundja e gjëndrës tiroide ndikohet nga jeta e vështirë, të ushqyerit e dobët dhe ndryshimet në statusin hormonal të tilla si shtatzënia dhe menopauza. Çrregullimet në punën e kësaj gjëndre të rëndësishme janë problemi i dytë më i zakonshëm pas diabetit.

Simptomat e para të gjëndrës tiroide të parregullt, e cila gjendet nën mollën e Adamit, janë ënjtje qafe, humbje e pashpjegueshme apo shtim në peshë, humbje e flokëve, si dhe ndryshimet në nivelin e energjisë dhe humor.

Pasi gjëndra tiroide kontrollon metabolizmin, çrregullimi i saj mund të rezultojë me probleme të sterilitetit dhe presionit të lartë të gjakut, infarkt në zemër dhe probleme të shëndetit mendor në formën e depresionit.

Format më të zakonshme të sëmundjes tiroide janë hipotireoza, ndërsa kushtet dhe shkaqet e çrregullimit janë të ndryshme, kështu që edhe simptomat janë të ndryshme, transmeton KosovaPress.

Diagnostikimi

Metoda më e zakonshme e diagnostikimit të sëmundjes është analiza në gjak. Nëse hormonet nuk janë në gjendje të rregullt, atëherë bëhet ultratingulli i gjëndrës tiroide. Në disa raste, problemi zgjidhet vetvetiu, derisa në shumicën e rasteve nevojitet terapia me barna.

Hipotireoza

Shkaku më i zakonshëm i sekretimit të pamjaftueshëm të hormoneve të tiroides është sëmundja autoimune e sindromës Hashimoto, e cila konfirmohet nga testimi i antitrupave të tiroideve peroksidase (TPO) dhe tiroglobulinës (Tg).

Sëmundja autoimune mund të ekzistojë dhe nuk ka çrregullime të hormoneve, por një gjendje e tillë duhet të monitorohet nga një mjek, pasi në këtë rast mund të ketë simptoma të sëmundjes.

Simptomat:

– Shtimi në peshë pa marrjen e ushqimeve

– Mbajtja e ujit në trup

– Kapsllëku dhe problemet e tretjes

– Lodhje e vazhdueshme dhe mungesa e energjisë

– Çrregullimet e ciklit menstrual

– Lëkura e thatë

– Rënia e flokëve

– Prania e ënjtjes në qafë

– Presion të lartë të gjakut

– Ndjenja e sulmit në tru

– Ndjenja e të ftohtit për shkak të ngadalësimit metabolik

– Depresioni

– Ngadalësimi psikomotorik

– Shterpësia

Trajtimi i hipertireozës përfshin terapi me barna antitireoidal që bllokojnë formimin dhe lirimin e hormonit tiroid, si dhe beta-blockers që punojnë në rastin e ngadalësimit të punës së zemrës.

Pasi terapia mund të rezultojë në efekte anësore si reduktimi i numrit të leukociteve, ajo nuk është e përhershme. Nëse nuk vjen deri te shërimi, atëherë fillon trajtimi me jod radioaktiv, largimi i pjesshëm ose i plotë i tiroides.

Nëse është e nevojshme, trajtimi mund të vazhdojë me hormone sintetike./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit