Sheqerinska: Është shumë herët për të gjykuar sinqeritetin e deklaratës së Gruevskit

Mos i humb

Është shumë herët për të gjykuar nëse është një manovër politike apo një deklaratë e sinqertë e udhëheqësit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski për dorëheqje nga lidershipi i partisë, vlerësoi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska.

“Për dallim nga OBRM-PDUKM-ja, ne në LSDM themi se çështjet e partisë zgjidhen nga njerëzit e partisë. Ne nuk ndërhyjmë, është e parakohshme të gjykohet nëse është një manovër politike apo është një deklaratë e sinqertë. Fokusi ynë si qeveri nuk është interesi partiak i OBRM-PDUKM-së, as LSDM-së. Interesi ynë është si të stabilizojmë Maqedoninë dhe të ecim përpara duke zgjidhur çështjet e saj strategjike”, tha Sheqerinska.

E pyetur nëse dorëheqja e ofruar nga Gruevski u nxit pas takimit të djeshëm me presidentin Ivanov, Sheqerinska tha se nuk beson se njerëzit e parë të vendit me kryetarët e partive do të merren me atë se kush duhet të jetë kryetari i OBRM-PDUKM-së.

Ministrja i vlerësoi si dezinformata shkrimet në disa media se do të ketë zhvendosje ndërmjet ministrave për të mbushur postin tashmë për një kohë të gjatë të lirë ministror të Shëndetësisë. Sipas saj, javën e ardhshme do të ketë një lloj zgjidhjeje në këtë plan./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit