Sherifi Apostolovës: Taksa është mbrojtje ndaj veprimeve të Serbisë

Mos i humb

Kryetari i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi së bashku me deputetë të tjerë kanë pritur në takim shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Sherifi theksoi se Kosova ka përfunduar gjitha detyrimet për liberalizimin e vizave dhe pret që vendet e BE-së në pjesën e parë të vitit 2019 t’i mundësojnë qytetarëve të Kosovës lëvizjen e lirë.

Lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, ai tha se qëndrimi i NISMA’s në dialog është i ditur.

“Ne nuk pranojmë që temë diskutimi të jetë ndarja e territorit apo shkëmbimi i territoreve. Me formimin e Ekipit Shtetëror për dialog me Serbinë, bashkëdrejtues i të cilit është Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, besojmë që do të ketë progres në këtë çështje”, tha Sherifi.

Lidhur me taksën e vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjës, ai tha se është “një vetëmbrojtje ndaj veprimeve që ka bërë ndër vite Serbia ndaj Kosovës. Taksa nuk duhet të largohet derisa pala Serbe të ndryshoj veprimet që ka bërë deri tani ndaj Kosovës. Çdo popull ka të drejt të mbrohet kur sulmohet, ne po mbrohemi nga sulmet agresive që po bën Serbia ndaj Kosovës”, potencoi ai, transmeton Klan Kosova.Në këtë takim, Apostolova ka theksuar prioritetet e BE-së për Kosovën në vitin 2019.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit