Sherifi: Nëse çmimet e produkteve rriten duhet të rritet edhe paga minimale

Mos i humb

Deputeti nga radhët e Nisma-s, Bilall Sherifi, ka thënë se Ligji i punës është shumë pak i zbatueshëm.

Sherifi ka thënë se shkeljet e të drejtave të punëtorëve nuk raportohen nga punëtorët, për shkak që sipas tij kanë frikë nga punëdhënësi.

“Sa i përket respektimi të ligjit jemi një vend që ka zbatueshmëri të vogël. Shkeljet e të drejtave të punëtore nuk raportohen nga ata për shkak të frikës së marrjes ndonjë vendimi nga punëdhënësi. Shteti duhet të krijojë mekanizma që të mbrojë atë kategori për të cilën është krijuar ligji”, ka thënë ai.

Sherifi ka thënë se paga minimale duhet të lëviz ashtu siç lëvizin çmimet e produkteve ushqimore.

“Nëse çmimet lëvizin duhet të lëvizë edhe paga minimale, me rritje të çmimeve të produkteve, duhet të rritet edhe paga minimale. Duhet të rregullohet kjo gjë me ekspert të ekonomisë, pra të krijohet një mekanizëm automatik, që për aq sa rriten çmimet e produkteve ushqimore, të rritet edhe paga minimale. Më shumë është fjalë se sa realitet kur thuhet se paga minimale i përgjigjet shportës së ushqimeve. Edhe paga minimale prej 250 eurosh nuk do të mbulonte shportën ushqimore. Pagat minimale nuk janë të mjaftueshme as në sektorin publik e lërë më tek privati”, ka thënë ai.

Ndërsa në Kuvend po diskutohet në lexim të parë Projektligji i punës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit