Sherifi opozitës: Mos luani rolin e shpëtimtarit, të gjithë e duam njësoj Kosovën

Mos i humb

Shefi i Grupit Parlmentar i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës përfshirë edhe të opozitës, janë duke garuar për të treguar se kush më shumë e do shtetin e Kosovës, por ai thotë se kjo aspak nuk është e nevojshme.

Kjo pasi ai thotë se ka individë të cilët duan të dalin shpëtimtarët por janë larg këtij epiteti.

”Bëj ftesë që të mos shtyhemi me njëri- tjetrin se kush e duam vendin më shumë sepse jam i bindur se të gjithë e duam njësoj, por të ulemi e të gjejmë një zgjidhje”.

”Ka tre muaj që në këtë Kuvend kemi filluar të debatojmë se si ta ndalim Presidnetin e Republikës së Kosovës që t’flet me Serbinë për territor”.

”Nëse deri tash se doni të dilni shpëtimtar të Kosovës ju them se nuk jeni mjaft. E po si ta shpëtojmë Kosovën nga neve të këqinjt, duhet të bëhemi  bashkë”.

”Nuk jemi shumë të sinqertë në këtë cështje. Në emër të Nismës do të jem më korrekt. Nëse jemi gati që të ndalim një projekt për të cilin është folur edhe formalisht”.

”Po e shkruajmë të zezën të bardhë se për cka kanë të drejtë të arrijnë marrëvshje, dhe cka eventualisht ky Kuvend do të ratifikonte në lidhje me marrëveshjen e caktuar”.

”Le të lëvizin nga ky vend, të shfrytëzojmë këtë seancë që të bëjmë këtë rezolutë. Nisma mbështetë fuqishëm kërkesën që të mos flitet për territor. Ajo pikë është në pikën e rezolutës në rezolutën e juaj që territori i Kosovës të jetë i pacënueshëm”.

”Në atë që e lexoi Memli Krasniqi, e kemi propozuar bashkë, por duhet të ulemi e të harmonizojmë të gjithë së bashku”.

”Ju Kosovën nëse është në rrezik siç thoni ju, mund ta shpëtojmë bashkë. Por nëse ne jemi të këqinj atëherë pse po ju duhemi ne?”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit