Sherifi thotë se Jakup Krasniqi duhet të merret si model nga të gjithë

Mos i humb

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi vlerëson lart figurën e ish kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Madje, Sherifi thotë se Krasniqi bën pjesë në kategorinë e njerëzve që duhet merren model.

Sherifi ka thënë se një njëri që i ka dalë Zot vendit në kohët më të vështira duhet të merret model për të rinjtë.

“Jakup Krasniqi bën pjesë të njerëzit që nuk bën kompromis me parimet e veta. Ne duhet ta ndjekim rrugën siç e ka ndjekur ai pavarësisht vështirësive dhe pengesave i ka qëndruar besnik parimeve të veta”, ka thënë Sherifi me rastin e përurimit të librit të Jakup Krasniqi me titullin “Reflektime Demokratike”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit