Sheshel ndalohet të “ndezë” fshatin e banuar me kroatë në Serbi

Mos i humb

Vojislav Shesheli është ndaluar që të zhvillojë një tubim në fshatin Hrtkovci pranë kufirit me Kroacinë, i cili dikur ka qenë me shumicë popullsie kroate.

Sheshel ka shkuar të mbajë një tubim me rastin e Shën Gjergjit, një festë edhe e katolikëve dhe e ortodoksëve, por policia e ka ndaluar pasi kishte sinjale se mund të kenë përplasje etnike.

Sheshel ka protestuar duke bërë të ditur se ishte i ftuar nga banorët serbë të fshatit.

Hrtkovci është një fshat që e ndryshoi emrin në vitin 1995 pas Marrëveshjes së Daytonit, pasi më përpara quhej Serboslavic. Emri i tij i vjetër u kthye si shenjë për të respektuar banorët etnikë si dhe për të kontribuar për paqtimin dhe respektimin e minoriteteve.

Sipas regjistrimit të vitit 1991, kroatët përbënin 40% të fshatit, kurse serbët vetëm 20%. Pjesa tjetër janë hungarëzë dhe të tjerë.

Në vitin 2002, kroatët ishin vetëm 7% pasi popullsia iku nga sytë këmbët gjatë luftës. Në fakt, ish-popullsia kroate ishin realisht shqiptarë katolikë, të cilët u deklaruan kroatë gjatë censusit nën jugosllavinë dhe u larguan në prag të luftës.

Sheshel i cili nga ai fshat kishte shpallur strategjinë e Serbisë së Madhe, të njëjtën tentoi edhe sot.

Lideri radikal kishte veshur edhe një bluzë ku shkruhej “Serbia e Madhe”.

Para dy javësh sheshel dogji flamurin kroat gjatë një vizite të kreut të parlamentit të Kroacisë në Beograd

/tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit