SHI, GËZIM DHE HARE NË MEDINE; BANORËT E KONSIDEROJNË MËSHIRË PREJ ALLAHUT

Mos i humb

Lutjet e shumta të besimtarëve muslimanë në këto net të bekuara të Muajit të Shënjtë të Ramazanit janë shoqëruar në Medinen e Shenjtë të Pejgamberit tonë Muhamed, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, me një shi, i cili ka ardhur i këndshëm dhe ka sjellë kënaqësi për banorët e Medines.

Pamjet që televizioni ynë ka arritur të sigurojë tregojnë se si banorët e Medines dhe vizitorët që janë në të kanë dalë të qëndrojnë në shi.

Siç e shikoni edhe vetë nga pamjet ata qëndrojnë në shi të hapur ndërsa tek ne ndodh e kundërta, kur bie shi njerëzit ose futen në ambiente të mbyllura ose mbulohen me çadër.

Besimtarët Muslimanë janë duke kaluar ditë të bekuara nga muaji i Ramazanit dhe kanë hyrë në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit ku dhe njëra prej tyre do të jetë Nata e shenjtë Kadrit ku Allahu i Madhëruar përcakton rriskun, jetën dhe lumturinë besimtarëve dhe njerëzve në harkut kohor 1- vjeçar.

Ky shi, i cili ka ardhur në Medine është pritur me mjaft entuziazëm jo vetëm nga banorët e Medines të cilët në temperaturat e larta kanë përjetuar dhe përjetojnë vëshirësitë e ramaznit por edhe nga vizitorë të shumtë të cilët gjenden në këtë vend për të përjetuar çaste të bukura dhe të lumtura në adhurimin e Allahut pranë varrit të pejgamberit s.a në Xhaminë e tij të shenjtë duke qëndruar me ditë të tëra në të cilat ata adhurojnë Allahun, krijuesin e gjithësisë.

Ashtu siç dihet nga të gjithë Bota Arabe dhe në veçanti Arabia Saudite është nëj vend  me temperatura të larta dhe të vazhdueshme.

Mirëpo siç edhe po e shihni nëpëmjet pamjeve ky vit ka qenë vit i begatë për besimtarët muslimanë të cilët janë të agjërueshëm por në arabinë sauditee në këtë vit nuk ka qenë i habitshëm dhe fakti i një breshëri të madh i cili ra në periudhën e muajit shkurt.

Këto ngjarje vërtetojnë edhe njëherë tjetër ndryshimet klimatike globale që kanë ndohur. Ndoshta kjo mund të jetë edhe një prej shenjave të Kijametit (dita e gjykimit) që Profeti Muhamed s.a ka thën: “Do të vijë dita që bota arabe do të rikthehet sërisht e gjelbërt dhe pjesa tjetër e botës do të kthehet në një shkretëtirë”.

Me të gjithë këto ngarje që po ndodhin ne po behemi dëshimtarë të ndryshimit klimatik botëror.

/Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit