Shifra alarmante, për 5 muaj mbi 50 gra janë prekur nga kanceri në Kosovë

Mos i humb

Në pesë muajt e parë të këtij viti, 50 femra janë prekur me kancer të qafës së mitrës.

Ndërkaq, gjatë vitit 2017, kanë qenë 130 raste, të cilat janë paraqitur në Institutin onkologjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës me këtë sëmundje.

Nga aspektin global, kanceri i qafës së mitrës është një sëmundje që prek rreth 400 mijë gra në vit, kurse 200 mijë të tjera vdesin brenda vitit.

Por, profesionistët shëndetësorë thonë se nëse zbulohet me kohë, është 100 për qind e shërueshme.

Ekrem Hyseni, onkolog, thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo sëmundje atakon kryesisht moshat e reja.

“Kanceri i qafës së mitrës apo kanceri cervikal, është sëmundje që është duke e prekur moshën e re dhe paraqet problem edhe në diagnostikim dhe trajtim./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit