Shifrat zyrtare: 259.891 njerëz në Zvicër flasin gjuhën shqipe

Mos i humb

Lejohet qarkullimi me vetura edhe për këtë shtresë të shoqërisë kosovare

Situata e fundit në vendin tonë, ashtu sikur gjithë qytetarët e Kosovës, ka shqetësuar edhe personat me aftësi të kufizuara.

Pas princit preket dhe qeveria britanike, Boris Jonson pozitiv nga COVID-19, ja çfarë shkruan

Kryeminsitri britanik Boris Johnson me koronavirus. Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri me anë të një statusi në Tëitter.

Kjo është mënyra më e mirë e ruajtjes së miellit

Mielli është artikull i cili blihet lehtë. E bartni në shtëpi nga dyqani në një ndër qeset e rënda, pastaj e vendosni...

Rama i shkruan serbisht Vuçiçit: Ngrije atë tra…

Kryeministri i vendit Edi Rama me anë të një postimi të bërë në Twitter në gjuhën shqipe dhe në serbisht i ka...

Rreth 62.8 për qind e popullsisë rezidente në Zvicër flasin gjermanisht ose “schweizerdeutsch” (dialektin zviceran të gjermanishtes). 22.9 për qind frëngjisht, 8.2 për qind italisht dhe 0.5 për qind gjuhën retromane, thuhet në të dhënat më të reja të publikuara sot nga Zyra Federale për Statistikë.

Këto janë katër gjuhët vendore, autoktone në Zvicër. Ndërkohë që përqindja e gjuhëve tjera autoktone zvicerane ka mbetur pak a shumë e pandryshuar, nga viti 2010 deri në vitin 2018, gjermanishtja ka rënë për 2.2 % gjatë kësaj periudhe.

Anglishtja është rritur nga 4.2 përqind në 2010 në 5.8 në vitin 2018. Portugalishtja, gjuha e dytë më e pranishme e huaj, dëgjohet gjithashtu pak më shpesh: 3.6 për qind e popullsisë e kanë folur atë në vitin 2018 në krahasim me 3 për qind, tetë vjet më parë.

Është interesante në këtë statistikë ngritja relative e gjuhës shqipe. Shqipja si idioma e katërt më e pranishme jo-gjermane në Zvicër në vitin 2010 flitej nga 2.7 për qind e popullsisë rezidente ndërsa në vitin 2018 ajo tashmë flitej nga 3.1 për qind. Saktësisht, siç mund të nxirret nga statistika më e re, shqipen në Zvicër e flasin 259.891 persona.

Duhet thënë se kjo shifër është më së afërmi realitetit në terren, në rrethanat kur nuk ka statistika që do të përmblidhnin numrin e përgjithshëm të atyre që identifikojnë veten si shqiptarë. Kjo, për faktin se statistikat zyrtare në Zvicër njohin vetëm përkatësinë shtetërore dhe jo atë etnike të të huajve që jetojnë këtu. Në këtë kuptim, kemi rregullisht statistika për numrin e “kosovarëve”, të “maqedonasve” të shtetasve të Shqipërisë etj. por jo të shqiptarëve si etni.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Shkenca shpjegon: Si penetron dhe godet koronavirusi organizmin

COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi, në shumë raste kalon pa shfaqur simptoma. Por në një pjesë të mirë...

Mësoni të piqni pogaçe të shijshme me sodë bikarbonati

Me ndihmën e udhëzimeve do të gatuani pogaçe të shkëlqyeshme të cilën familjarët tuaj do ta adhurojnëPër të dalë pogaçja e mirë,...

Asnjë i burgosur në Burgun e Mitrovicës nuk është me koronavirus

Departamenti Shëndetësor i Burgjeve pranë Ministrisë së Shëndetësisë njofton se asnjë i burgosur nuk është i prekur me COVID-19.

Qeveria emëron bordet e disa ndërmarrjeve publike

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka thirr mbledhjen korresponduese (mbledhja...

Kosovë, me një rast të ri, rritet në 126 numri i të infektuarve me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar edhe për një rast të diagnostikuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19),...