Shkalla e papunësisë në BE shënon ulje

Mos i humb

Shkalla e papunësisë në Bashkimin Europian gjatë muajit mars ka qenë 8.5 për qind, një ulje nga 9.4 për qind sa ishte në periudhën e kaluar të vitit të kaluar.

Sipas agjencisë europiane për statistika, Eurostat, shkalla e papunësisë në Eurozonë (EA19) ka shënuar nivelin më të ulët që nga dhjetori i vitit 2008.

Shkalla e papunësisë në BE28 shënon gjithashtu një rënie, ndonëse të lehtë, më saktësisht nga 7.9 për qind në marsin e vitit 2017 në 7.1 për qind këtë vit.

“Kjo është shkalla më e ulët e papunësisë e regjistruar në BE28, pas shtatorit të vitit 2008”, thuhet në raport.

Papunësia në BE28 ka rënë për 1.93 milion, ndërsa në EA 19 ka rënë për 1.41 milion të papunë.

Instituti në fjalë ka përllogaritur se gjatë muajit mars rreth 17.5 milionë persona kanë qenë të papunë BE28, dhe rreth 13.82 milionë në EA19.

Në bazë të të dhënave, Republika Çeke ka shkallën me të ulët të papunësisë, me 2.2 për qind të regjistruar në mars, e ndjekur nga Gjermania me 3.3 për qind dhe Malta me 3.4 për qind.

Shkalla më e lartë është regjistruar në Greqi në dhjetor të vitit 2017, 20.6 për qind, e ndjekur nga Spanja me 16.1 për qind.

Në dekadën e fundit, shkalla më e lartë e papunësisë në BE është regjistruar në vitin 2013, 10.9 për qind, ndërsa më e ulëta 7 për qind në vitin 2008.

Shkalla e papunësisë tek të rinjtë, të atyre nën moshën 25 vjeçare, ka rënë si në BE28 ashtu edhe në EA19, thuhet në raport, i cili nënvizon se në mars të vitit 2018, shkalla e papunësisë tek të rinjtë ishte 15.6 për qind në BE28 dhe 17.3 për qind në eurozonë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit