Shkaqet që lehtësojnë mësimin përmendësh të Kur’anit Famëlartë!

Mos i humb

Shkaqet që lehtësojnë mësimin përmendësh të Kur’anit Famëlartë;

Nijeti i pastër(sinqeriteti, ihlasi).-Duaja.-Istigfari.-Largimi nga mëkatet.-Sabri(durimi).-Caktimi i kohës së mësimit përmendësh.-Mosangazhimi i shumtë me çështjet e dunjas.-Caktimi i një pjese të Kur’anit(e cila do mësohet çdo ditë përmendësh).-Mësimi dhe leximi i Kur’anit çdo ditë.-Mësimi i Kur’anit në moshë të re.-Shoqërimi me ata që e duan Kur’anin, që e mësojnë atē dhe që punojnë me të.-Leximi i shpeshtë i Kur’anit në kohërat që kanë vlera të mëdha tek Allahu.Mësimi i leximit të Kur’anit me texhvid qysh nga fillimi i mësimit të tij.Leximi i pjesëve të Kur’anit(që janë mësuar përmendësh)gjatë faljes së namazve obligative dhe vullnetare.-Përsëritja e e shpeshtë e asaj që është mësuar permendësh.-Qëndrimi i shpeshtë në xhami dhe në mexhliset e kërkimit të diturisë.-Nëse nuk mundesh ta mësosh tërë Kur’anin, mësoj sëpaku suret që kanë vlerë të madhe, siç janë: El Bekare, Al Imran, El Mulk, El Kehf, En Nas, El Felek, El Ihlas, etj.-Leximi i Kur’anit me zê(gjatë mësimit përmendësh), ose pa zë, varësisht nga lexuesi i Kur’anit(varësisht si i përshtatet atij).-Shkrimi i asaj pjese të Kur’anit që ështê mësuar përmendësh.-Ruajtja e asaj qê është mësuar përmendësh përmes veprave të mira(duke e futur në praktik).-Njohja e shkaqeve të zbritjes së ajeteve që i mëson përmendësh.-Leximi i komenteve tê ajteve qê i mëson përmendêsh.-Ji i sjellshêm dhe edukativê ndaj Kur’anit.-Qëndrimi me abdes gjatë gjithë periudhës së leximit apo mësimit përmendësh të Kur’anit.-Mësoja njerêzve Kur’anin.-Shfrytëzimi maksimum i kohës.-Leximi i jetës të atyre qe ishin hafiza të Kur’anit(nga të parët tanë) apo edhe se si ata e adhuronin Allahun.-Kërkimi i mbrojtës nga Allahu nga dëmet dhe sherret e ndryshme.-Kërkimi i ndihmës nga Allahu në çdo çastë.-Falja e dy rekave vullnetare në orët e vona të natës, dhe përsëritja e asaj qê ke mësuar përmendësh.-Pastrimi i zemrës nga xhelozia, mendjemadhësi, vetëpëlqimi.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit