Shkarkohen krerët e gjykatave Korçë dhe Berat

Mos i humb

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra kreun e Gjykatës së Korçës, Admir Belishta dhe kreun e Gjykatës së Beratit, Agron Valva.

Pas verifikimeve të kryera rezultoi se kishte mospërputhje mes pasurisë dhe se Belishta kishte bërë deklarim të rremë. ILDKPI raportoi tek Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për problemet e gjyqtarit Admir Belishta.

Trupi gjykues i përbërë nga Olsi Komici, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa vendosi të shkarkonte Belishtën pas problemeve të diktuara në pastërtinë e figurës dhe atë të pasurisë.

Kreu i Gjykatës së Korçës rezultoi se nuk ka deklaruar burimin e ligjshëm për blerjen e mobilimin e një apartamenti 107 metra në Korçë në vitin 2009, vlera e të cilit përllogaritet në 6 milionë lekë.

Ndërsa kryetari i Gjykatës Berat, Agron Valva doli para dy ditësh para Komisionit të Kualifikimit, teksa u theksua se ka kryer fshehje të pasurisë dhe ka bërë deklarim të rremë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit