Shkenca: merimangat në shtëpi, të dobishme dhe jo aq të frikshme

Mos i humb

Mund të jetë e vështirë për t’ju bindur, por entomologët thonë që të mos i vrisni merimangat në shtëpinë tuaj, shkruan Educate Inspire Change.

Merimangat janë një pjesë e rëndësishme e natyrës por edhe e “ekosistemit tonë të brendshëm”. Disa prej tyre janë gjetur rastësisht aty, te shtëpia juaj, të tjera kanë gjetur shtëpinë e tyre brenda tuajës. Disa lloje merimangash u pëlqejnë të jetojnë në shtëpitë tona dhe të lindin më shumë merimanga. Ata zakonisht janë shumë misterioze, dhe shumica e tyre nuk janë agresive apo të rrezikshme. Ata paguajnë “qiranë: e tyre duke ngrënë dëmtues të tjerë, disa hanë dhe merimangat e tjera.

Entomologët zhvilluan një studim në Karolinën e Veriut në Shtetet e Bashkuara me mbi 50 sosh që jetonin në shtëpi. Rrjetat e tyre shtrihen dhe presin për viktimën.  Dhe këtu shfaqet dobia e tyre; mushkonjat që na torturojnë mbi te rrjeta e tyre. Pra, kur ta vrisni një merimangë, vlerësojnë shkencëtarët ta dini se keni hequr një mbrojtës tuajin nga shtëpi.

Është e natyrshme të frikësoheni prej tyre, aq më tepër kur disa janë dhe helmuese, por thuhet se frika  kapërcehet lehtë kur kuptohet dobia e tyre. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit