Shkencëtarët: Po, pijet e sheqerosura rrisin rrezikun nga kanceri!

38
0

Pijet e sheqerosura – ku hyjnë lëngjet e frutave dhe pijet e gazuara – mund të rrisin rrezikun e kancerit, pohojnë shkencëtarët francezë.

Studimi ka vërtetuar lidhjen mes kancerit dhe konsumimit së këtyre pijeve. Gjetjet janë botuar në British Medical Journal, ku u testuan më shumë se 100,000 njerëz për pesë vjet.

Ekipi nga Universiteti i Sorbonës pohon se ndikimi i niveleve të sheqerit në gjak mund të jetë shkak për këtë pasojë. Megjithatë, hulumtimi nuk konsiderohet si “provë përfundimtare” dhe ekspertët kanë bërë thirrje për më shumë kërkime.

Çfarë konsiderohet pije me sheqer?

Studiuesit e përcaktuan si pije të sheqerosur atë që përmban më shumë se 5% sheqer. Kjo përfshinte lëngje frutash (edhe pa sheqer të shtuar), pije të buta, milkshake të ëmbëla, pije energjike dhe çaj ose kafe me sheqer të trazuar.

Ekipi po ashtu hetoi pijet dietike duke përdorur ëmbëltues artificialë me zero kalori në vend të sheqerit, por nuk gjeti lidhje me kancerin.  Studimi arriti në përfundimin se pirja e një sasie prej 100ml pije me sheqer në ditë – rreth dy kanaçe në javë – do të rriste rrezikun e zhvillimit të kancerit me 18%.

Pra, nëse të gjithë pinë një shtesë prej 100ml në ditë, do të rezultonin në katërfsish mundësi më shumë për zhvillim kanceri.

Nga 2,193 tumoret e gjetura gjatë studimit, 693 ishin kancere të gjirit, 291 ishin kancer të prostatës dhe 166 ishin kancer të zorrëve. /tesheshi.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here