Shkencëtarët: Qelizat kanceroze shkatërrohen përmes dietës

Mos i humb

Qelizat kanceroze dallojnë nga qelizat e shëndetshme sepse absorbojnë në mënyrë të pazakonshme shumë vlera ushqyese dhe oksigjen, ndërsa pikërisht kjo u mundëson atyre të rriten dhe të shumëfishohen.

Shkencëtarët rusë, në bashkëpunim me kolegët suedezë, në mënyrë të suksesshme kanë arritur ta ndalojnë rritjen e qelizave kanceroze, duke i detyruar ato të vdesin urie dhe të mos prodhojnë proteinë për t’u ushqyer.

Në vitet e fundit, shkencëtarët kishin filluar të vërejnë se ulja e “apetitit” të qelizave kanceroze ju ndihmon ta luftoni kancerin.

Për këtë konstatim, shkencëtarët kishin kultivuar dy lloje të qelizave “të pavdekshme”, të cilave ua kishin ndaluar ushqimin dhe i kishin monitoruar ato.

Kjo u kishte mundësuar atyre të arrijnë në përfundim se “vënia e qelizave kanceroze në dietë” e ngadalëson shumimin dhe rritjen e tyre. /Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit