Shkencëtarët: “Selfie” shkakton narcizëm

Mos i humb

Hulumtimet shkencore të Universitetit Swansea tregojnë se “selfie” shkakton narcizëm.

Rezultatet e një studimi të gjerë të universitetit prestigjoz britanik tregojnë se publikimi i shpeshtë i “selfie”-ve në rrjetet sociale mund të shkaktojë sjellje narcizoide.

Hulumtimi tregon se personat të cilët disa herë kanë publikuar foto dhe video në internet, është vërejtur rritje e vetive narcizoide me 25 për qind.

Studiuesit e Fakultetit të Psikologjisë gjatë katër muajve kanë ndjekur aktivitetet e 74 personave në rrjetet e njohura sociale.

Lauren Harries, ylli televiziv nga Cardiff, tha se kishte nevojë për selfie për t’ju treguar ndjekësve të saj në rrjetet sociale pamjen e re, duke u dakrduar se ‘selfie’ mund t’i bëjë narcizoidë.

“Kam nxjerrë në rrjete shumë foto në vitet e fundit, unë jam perfeksioniste”, tha Harries.

Çrregullimi narcizoid tek personat karakterizohet me një ndjenjë të rritur të vetëpëlqimit dhe unikalitetit. Vlera personale theksohet në mënyrë joreale me një egocentrizëm të theksuar. Shpesh herë fantazojnë për suksese të pafundme, aftësi të mëdha, superioritet, bukuri, inteligjencë, forcë të madhe dhe dashuri ideale. Qëllimi dhe funksioni i fantazive të tilla është për të plotësuar dhe ndryshuar realitetin si dhe ambiciet të cilat nuk mund të arrihen.

Megan Dew (20), modelja britanike, deklaroi se “selfie”, përkundër që shërben për të treguar një mburrje të tepruar, mund t’ju ndihmojë njerëzve që më shumë të kenë besim në trupin e tyre.

Charlee Thomas (24), blogere nga Swansea, tha se “selfie” poashtu u ndihmon njerëzve që të luftojnë me vetminë dhe të gjejnë miq në rrjetet sociale.

Profesori Phil Reed, udhëheqësi i projektit deklaroi se studimi mund të shërbejë edhe për parandalimin e shfaqjes së çrregullimit narcizoid tek njerëzit.

“Deri te ky studim nuk ka qenë e njohur nëse njerëzit narcizoidë vendosin foto në rrjetet sociale dhe nëse përdorimi i platformave të tilla lidhet me rritjen e mëvonshme të narcizmit. Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se që të dyja dukuritë janë prezente, por tregojnë se vendosja e “selfie”-ve në rrjetet sociale me të vërtetë mund të çojë në rritjen e narcizmit”, ka thënë Reed.

Studimi ka përfshirë personat e grupmoshës nga 18 deri 34 vjeç ndërsa janë pyetur rreth perceptimit të tyre për personalitetin e tyre./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit