Shkencëtarët zbulojnë diçka të çuditëshme për paracetamolin!

Mos i humb

Në një hulumtim të zhvilluar në Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit “9 Shtatori” (DEÜ) në Izmir të Turqisë është zbuluar se paracetamoli, i cili është një nga substancat më të përdorura për ulje të temperaturës dhe qetësim të dhimbjeve, ul “empatinë”.

Në një sondazh të zhvilluar në Universitetin “Ohio State” të SHBA-ve ishte raportuar se grupi, i cili përdor “paracetamol” është prekur më pak nga fotografitë dhe pamjet e egra. Pas kësaj akademikët e Departamentit të Fiziologjisë nga Fakulteti i Mjekësisë së DEÜ-së me mbështetjen e TÜBİTAK (Agjencia turke për hulumtime shkencore dhe teknologjike) realizuan një hulumtim me temën “Ndikimi i paracetamolit mbi empatinë”.

Në kuadër të kësaj hulumtuesit turq gjatë 12 ditëve kanë punuar me minjtë të cilët janë përcaktuar si kafshë eksperimentale në një mekanizëm të quajtur “mekanizmi i empatisë”, i cili përdoret edhe nga shkencëtarët e Universitetit “Këansei Gakuin” në Japoni.

Me këtë rast disave prej minjve, të cilët mësohen të shpëtojnë miun tjetër që është duke u mbytur në pjesën e mekanizmit të mbushur me ujë duke e hapur derën e tij, u jepet paracetamoli që përdoret në ilaçet për qetësim të dhimbjeve dhe uljen e temperaturës.

Kafshët nga grupi që nuk kanë marrë paracetamol e kanë shpëtuar menjëherë miun që ishte duke u mbytur ndërsa te të tjerët, të cilët kanë marrë paracetamol në një dozë të vogël apo të mesme, është rritur koha e shpëtimit të miut që ishte duke u mbytur.

Ndërsa minjtë që kanë marrë dozë të lartë të paracetamolit nuk kanë reaguar ndaj kafshëve apo minjve eksperimentalë që ishin duke u mbytur, duke mos e hapur derën për t’i shpëtuar ata.

Akademikja nga Departamenti i Fiziologjisë nga Universiteti DEÜ, Prof. Dr. Nazan Uysal Harzadın tha se paracetamoli ka ndikuar në nivelin e empatisë dhe se grupi që nuk e kishte marrë këtë substancë e kishte hapur derën e “mekanizmit të empatisë” për një minutë.

Harzadın thotë se rezultatet e hulumtimit të tyre janë publikuar në revistën shkencore “Pharmacology Biochemistry and Behavior”.

“Kemi hulumtuar për gjendjen e vënies së vetes në vend të tjetrit dhe të kuptimit të tij duke i përvetësuar ndjenjat e tij/saj (empatia).Te ata të cilët morën paracetamol në dozë të lartë empatia ka rënë menjëherë ndërsa në dozë të mesme në ditën e 3-të, e në dozë të ulët në ditën e 5-të”, tha ajo.

Duke theksuar se paracetamoli është një nga substancat aktive më të besueshme në botë. “Ky ilaç u jepet edhe shtatzënave dhe foshnjave të sapolindur. Vlerësohet si jashtëzakonisht i besueshëm. Mund të blihet pa recetë të mjekut dhe përdoret në mënyrë të hapur. Por, para përdorimit duhet konsultim me mjekun. Disa hulumtime në mbarë botën kanë treguar se disa sëmundje janë të lidhura me empatinë. Në disa sëmundje shohim se ulet aftësia e empatisë e cila mundëson bashkëjetesën në shoqëri dhe lehtëson komunikimin në mes të njerëzve. E dimë se në depresion, skizofreni dhe autizëm, niveli i empatisë është i ulët”, tha Harzadın.

Ajo më tej theksoi se do të vazhdojnë të bëjnë hulumtime për të parë ndikimin e paracetamolit në mekanizmin e ndikimit në tru./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit