Ballina Shqipëria Shkollat, apeli i policisë: Të hënën përdorni transportin publik!

Shkollat, apeli i policisë: Të hënën përdorni transportin publik!

47
0

Dita e parë e shkollës sjell gjithmonë trafik të rënduar në kryeqytet. Ndaj, për këtë arsye, Policia Rrugore ka një apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve.

“U bëjmë apel qytetarëve të evitojnë përdorimin e automjeteve. Prindërit të përdorin tranportin publik për të shoqëruar fëmijet e tyre në shkolla”, tha Erjon Ahmeti, shef i Qarkullimit Rrugor në Tiranë.

Policia Rrugore ka planifikuar shërbime edhe pranë shkollave për evitimin e trafikut, si dhe shmangien e parkimeve të gabuara, por edhe për garantimin e rendit dhe të sigurisë gjatë të gjithë procesit mësimor./Top Channel/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here