Shkollat e FETO-s në Kamerun i dorëzohen Fondacionit Maarif

Mos i humb

 

 

Gjashtë shkolla të lidhura me organizatën terroriste FETO në Kamerun i janë dorëzuar Fondacionit Maarif të Turqisë (TMV).

Ambasadori turk në Jaunde, Hüsnü Murat Ülkü, tha për AA se tanimë ka përfunduar procesi i transferimit të gjashtë shkollave në tre qytete të Kamerunit pasi më herët palët kishin rënë dakord për t’ia dorëzuar Turqisë.

Ülkü nënvizoi se Kameruni ka shfaqur solidaritet të madh me Turqinë menjëherë pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016.

“Autoriteteve të Kamerunit u kemi shpjeguar se autorët e një tradhtie të këtille në vendin tonë përbëjnë kërcënim edhe për Kamerunin, ndërsa ata e kuptuan këtë gjë”, u shpreh Ülkü.

Ambasadori turk tha se qeveria e Kamerunit ka këruar të pritet deri në fund të vitit shkollor në mënyrë që nxënësit të mos ndikoheshin nga procesi i transferimit.

Transferimi tanimë ka përfunduar pas mbarimit të provimeve të muajit qershor, shtoi Ülkü.

“Dorëzimi i shkollave ishte një zhvillim që konfirmon lidhjet e shëndosha të miqësisë”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, kryetari i Fondacionit Maarif, Birol Akgün, falënderoi qeverinë e Kamerunit, duke shtuar se arsimi në shkolla do të vazhdojë në kushte më të mira nën përkujdesjen e fondacionit.

“Ne do të vazhdojmë të transferojmë shkollat e lidhura me FETO-n në Afrikë dhe rajone të ndryshme të botës. Ne synojmë që këto shkolla të hapura me resurse të dala nga Turqia t’i kthehen identitetit të vërtetë”, shtoi Akgün.

Ndryshe, Fondacioni Maarif i Turqisë transferon nën kompetenca të saj shkollat e lidhura me FETO-n dhe hap shkolla të reja në vende të ndryshme të botës. Aktualisht, fondacioni zhvillon aktivitete arsimore në mbi 100 shkolla në mbarë botën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit