Shkon në 3 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Greqi, izolohen të afërmit

Mos i humb

Shënohet viktima e tretë nga koronavirusi në Greqi. Sipas të dhënave, ka humbur jetën një 92-vjeçare që u diagnostikua me koronavirus. Po kështu mësohet se dy të afërm të së moshuarës janë izoluar në spital.

Viktimë ka mbetur dhe një 67-vjeçar që vuante nga sëmundje të zemrë.

Vetëm brenda një ditë, numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi ka shkuar në 72 persona. Nisur nga përhapja e shpejtë e virusit, edhe autoritetet greke kanë marrë masa duke mbyllur restorantet, kafenetë, baret dhe qendrat tregëtare.

Kujtojmë se mes personave të prekur në Greqi janë dhe 4 shqiptarë, motër e vëlla, me bashkëshortët e tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit