Shkon në 95 numri i të vrarëve në Kabul

Mos i humb

Zyrtarët afganë thonë se numri i të vrarëve nga një sulm masiv vetëvrasës në pjesën qendrore të kryeqytetit Kabul, ka arritur në 95 vetë, ndërsa 158 të tjerë janë plagosur.

Zëvendësshefi i policisë në Kabul, Haqnawaz Haqyar, tha se sulmi ka ndodhur sot pas mesditës, sipas kohës lokale, në Sheshin Sadarat, afër ndërtesave qeveritare, ambasadave të jashtme dhe objekteve tregtare.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka pretenduar se këtë sulm e kanë kryer militantët talibanë.

Sipas Ministrisë së brendshme afgane, sumuesi e ka shfrytëzuar një autoambulancë për t’i kaluar kontrollet dhe pastaj e ka aktivizuar eksplozivin në makinë./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit