Shkup, Ambasada e Turqisë organizoi pritje solemne për Ditën e Fitores

Mos i humb

Ambasada e Turqisë në Maqedoni sot në Shkup organizoi pritje solemne me rastin e 30 Gushtit, Ditës së Fitores dhe Forcave të Armatosura të Turqisë, festë kombëtare e Turqisë e cila shënon fitoren e Turqisë në betejën e fundit në luftën për pavarësi.

Në pritjen solemne morën pjesë kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ministri pa resor Adnan Kahil, ministri i Kulturës, Asaf Ademi, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu, deputetë, kryetarë komunash, diplomatë, përfaqësues të organizatave dhe institucioneve turke në vend dhe të ftuar të tjerë.

Ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tulin Erkal Kara, në fjalimin e saj në pritje tha se 30 gushti është një datë e rëndësishme për Turqinë.

Ajo theksoi rëndësinë e kremtimit të festës së fitores në shtetin mik dhe vëlla të Maqedonisë, në të cilin gjendet edhe Shkolla Ushtarake në Manastir, ku janë arsimuar personalitete të rëndësishme që i kanë dhënë kah historisë dhe ardhmërisë së Turqisë, me në krye me Mustafa Kemal Ataturkun.

“Miqësia dhe solidariteti Turqi-Maqedoni, që ka një të histori të rrënjosur, është e një natyre që do të paraqesë shembull për gjithë botën. Maqedonia për ne është edhe një mik i afërt edhe një partner i besueshëm në rajon. Elementi më i rëndësishëm e lidhjes së pathyeshme mes dy shteteve janë bashkatdhetarët tanë. Rruajtja e unitetit të bashkatdhetarëve tanë siguron kontribute të rëndësishme për miqësinë e lashtë mes dy vendeve. Vendi ynë, ashtu si deri më sot, edhe më tutje do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë, e cila gjendet në një pikë kthese të rëndësishme. Në këtë drejtim, dua të ritheksoj se dëshirojmë që Maqedonia të marrë vendin e merituar brenda Ballkanit dhe familjes euro-atlantike si një shtet i prosperuar dhe i qëndrueshëm, ndërsa ne tregojmë përpjekjet tona të sinqerta në këtë çështje”, u shpreh amabasadorja turke.

Kara më tej potencoi se populli turk gjatë historisë së tij ka përjetuar shumë sprova të cilat i ka tejkaluar me sukses, duke shtuar se së fundi më 15 korrik të vitit 2016, vendi ishte përballë një tentative të pabesë për grusht shteti, të cilin e zmbrapsi duke e sakrifikuar edhe jetën.

Ajo theksoi se Turqia me mbështetjen e miqve të saj me vendosmëri dhe urtësi do të vazhdojë luftën kundër terrorizmit. “Në këtë aspekt, miku ynë i lashtë Maqedonia, është duke i dhënë një mbështetje të plotë vendit tonë”, tha ajo.

Në pritjen solemne u lexua edhe mesazhi i presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan me rastin e 30 Gushtit, Ditës së Fitores dhe Forcave të Armatosura të Turqisë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit