Shkup, hapet “Bazari ballkanik i punimeve të dorës dhe zejeve të vjetra”

Mos i humb

Komuna e Çairit ka qenë nikoqir i edicionit të këtij viti të “Bazarit ballkanik të punimeve të dorës dhe zejeve të vjetra”, i cili u organizua në Çarshinë e Shkupit.

Në hapjen solemne të bazarit në sheshin “Skënderbeu” i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, i cili tha se është kënaqësi që të organizohet një eveniment i këtillë, i cili siç tha ai, bën bashkë popujt e Ballkanit.

“Çarshia e Vjetër e Shkupit është vatra nga ku me shekuj me radhë shijojmë kryevepra që prodhojnë artizanatët tanë dhe këtu jeton shpirti i pastërt i popullit. Më gëzon fakti se ekzistenca e zejeve të vjetra dhe organizimi i këtyre ngjarjeve kulturore po bën bashkë popujt tanë çdo ditë e më shumë”, tha Ganiu.

Kryetari i Çairit gjithashtu çmoi lartë punën e artistëve dhe zejtarëve, duke kërkuar nga ata që të përcjellin veprimtarinë e tyre në gjeneratat e ardhshme.

Veprat e tyre në bazar do t’i prezantojnë mysafirë nga më shumë vende nga rajoni, duke përfshirë ekspozues nga Tirana, Kruja, Prishtina, Prizreni, Ulqini, Mostari, Çajetina dhe Sarajeva.

Pjesë e manifestimit ishin edhe disa shoqata kulturoro-artistike, të cilat argëtuan të pranishmit me disa valle tradicionale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit