Shkup, iftar nga Bashkia e Bursës dhe organizata El Hilal

Mos i humb

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, u shtrua iftar nga ana Bashkisë Metropolitane të qytetit Bursa nga Turqia dhe Organizata Humanitare El Hilal për 700 persona.

Në iftarin të cilin u organizua pranë Xhamisë së Murat Pashës në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, morën pjesë kryetari i Bashkisë Metropolitane të Bursë Alinur Aktaş, ambasadorja e Turqisë në Shkup Tülin Erkal Kara, Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, deputetë nga kuvendet e të dyja vendeve, përfaqësues të institucioneve turke në Maqedoni dhe atyre vendase, esnafë të çarshisë si dhe shumë qytetarë.

Ambasadorja Kara, në fjalimin e saj tha se qytetet Shkupi dhe Bursa i ngjajnë shumë njëri tjetrit, duke shtuar se të gjithë që vizitojnë për herë të parë Shkupin theksojnë se ndihen sikur janë duke shëtitur në Bursën e lashtë.

Nga ana e tij kryebashkiaku i Bursës Aktaş, theksoi se Turqia ka një bashkim shpirtëror me Ballkanin.

Ai potencoi se kur zhvillojnë vizitë në Ballkan, nuk ndjehen sikur mysafir por si në shtëpitë tyre. Aktaş tha se nuk është e mundshme që Shkupi, Kumanova, Tetova të ndahet nga ndonjë distrikt tjetër i Bursës.

“Ashtu siç është shprehur poeti, gjeografitë tona i ngjajnë njëri-tjetrit, zemrat i kemi së bashku”, u shpreh ai, duke shtuar se Bursa është një qytet prej 3 milionë banorësh të cilët kanë migruar nga trojet e Ballkanit.

Ganiu, nga ana e tij, theksoi se është kënaqësi që në kontinuitet disa vite me rradhë mbahet kjo darkë e iftarit që simbolizon bashkim, bashkëpunim dhe që të dy komunat frymojnë njëjtë dhe të dy komunat janë në rrugën e njëjtë. “Në rrugën ku me të vërtet dëshirojnë të japin maksimumun për qytetarët e tyre, të japin maksimumin që sa më afër Bursa edhe Shkupi të jenë njëra tjetrës”, tha Ganiu.

Ndërsa Kryetari i Organizatës Humanitare El Hilal, Behixhuddin Shehabi, tha se ndjejnë kënaqësi për të shtruar iftar për 700 persona. “Bursa ka dëshmuar se me të vërtetë është një qytet i rëndësishëm dhe ka një vlerë të paçmuar për muslimanët e Maqedonisë (së Veriut)”, theksoi Shehabi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit