Shkup, konferencë për bashkëpunim mes Kuvendit dhe organizatave qytetare

Mos i humb

Komunikimi mes organizatave qytetare dhe Kuvendit shënon përparim të vogël, por ajo që nevojitet për sukses më të madh është përkushtimi dhe puna më e madhe me të dyja palët e involvuara, porositën nga Fondacioni për Demokraci Westminster në konferencën e sotme me temë “Bashkëpunimi mes Kuvendit dhe organizatave qytetare nga aspekti i iniciativave legjislative që kanë të bëjnë me të drejtat e ndryshme të njeriut”.

Më tej theksojnë se organizatat qytetare, që kanë njohuri nga sfera me të cilat merren, nuk e dinë se si atë ta shndërrojnë në propozim-ligj konkret ndërsa deputetët nuk kanë shumë dëshirë që të hapen drejt opinionit.

Ata theksojnë se ka mekanizma për pjesëmarrje të sektorit joqeveritar në Kuvend dhe se tani ekziston moment pozitiv që duhet shfrytëzuar për të mbindërtuar këto mekanizma.

“Problemi gjendet në të dyja anët. Nga njëra anë janë organizatat qytetare ku në përgjithësi vërehet se ndonëse janë njohës të temës, megjithatë nuk e dinë se si atë ta shndërrojnë në propozim-ligj konkret dhe në mënyrë efektive ta komunikojnë me deputetët. Nga ana tjetër janë deputetët me të cilët duhet të punohet në vendosjen e praktikës dhe dobisë nga shfrytëzimi i ekspertizës së OJQ-ve për krijimin e ligjeve më të mira”, deklaroi Ivana Petkuqeska nga Fondacioni për Demokraci Westminster.

Gordan Georgiev, ish-deputet dhe ekspert në projektin, konsideron se progresi në komunikimin mes Kuvendit dhe organizatave qytetare është modest për shkak se Parlamenti ka strukturë konservatore dhe deputetët nuk kanë shumë dëshirë që të hapen drejt opinionit.

Sipas deputetit Pavle Bogoevski, i cili është ish-anëtar i sektorit joqeveritar, problemi kyç qëndron në komunikimin e pamjaftueshëm mes deputetëve dhe organizatave qytetare.

“Rruga nga nisma qytetare deri te teksti konkret ligjor nuk është as i shpejtë, as i thjeshtë, as mund të bëhet brenda natës. Organizatat joqeveritare do ta bëjnë propozimin e tyre dhe hulumtimet e nevojshme, por në fund të ditës megjithatë duhet t’i bindin deputetët se propozimi i tyre është ai që duhet të vendoset në tekstin ligjor”, thekson Bogoevski.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit