Shkup, kryetari i Gjykatës Kushtetuese takohet me ambasadorin turk

Mos i humb

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Salih Murat ka realizuar takim me ambasadorin e Republikës së Turqisë në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkok.

Duke e cilësuar Turqinë si një shtet mik dhe vëlla, Murat në deklaratë për mediat pas përfundimit të takimit tha se me ambasadorin turk Sekizkök kanë diskutuar për bashkëpunimin e mëtutjeshëm midis gjykatave kushtetuese të dy shteteve mike.

Në lidhje me takimin ai tha se është vazhdim i axhendës për takime me faktorët ndërkombëtarë dhe afirmim i Gjykatës Kushtetuese, duke veçuar dhe vlerësuar lartë raportet që ka institucioni që e udhëheq ai me Republikën e Turqisë.

“Në vitin 2007 kemi një memorandum bashkëpunimi me Turqinë. Çdo vit kemi, së bashku me Turqinë, takime të përbashkëta. Vitin e kaluar, na vizitoi një delegacion i kryesuar nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë, Zuhtu Arslan”, tha Murat, duke shtuar se edhe delegacione zyrtare nga Maqedonia e Veriut vizitojnë Turqinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit