Shkup, mbahet takimi i komisioneve parlamentare nga Europa Juglindore

Mos i humb

 

 

Në Shkup filloi punimet takimi dyditor vjetor i përfaqësuesve të Komisioneve të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Parlamenteve të Europës Juglindore, një bashkëorganizim i Qendrës për Bashkëpunim të Sigurisë – RACVIAK dhe Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri i Kuvendit të Maqedonisë.

Qëllimi i takimit të sivjemë, është informimi i gjerë mbi përvojat dhe mekanizmat e Komisioneve për Mbrojtje dhe Siguri të Parlamentare të rajonit, në të cilën pjesëmarrësit do të diskutojnë mbi sfidat, procedurat dhe mekanizmat në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Siç bën të ditur organizatori, qendra RACVIAK, nga shkaku i situatës së sigurisë në Evropën Juglindore, e karakterizuar me shumë zhvillime komplekse, ky takim paraqet një mundësi të mirë që pjesëmarrësit e tij të këmbejnë pikëpamjet mbi sfidat aktuale të sigurisë.

Drejtori i qendrës RACVIAK, Hajdar Berk, i angazhuar në Ministrinë e Jashtme të Turqisë, tha se qëllimi kryesor i tyre është ndërtimi i urave në fushat e sigurisë dhe bashkëpunimit, me theks të veçantë tek përgatitja e anëtarëve të organizatës për anëtarësim të strukturat Trans-Atlantike.

“Ardhja jonë në Shkup, flet për përkrahjen tonë të fortë për anëtarësimin e plotë të Maqedonisë në NATO dhe BE”, tha Berk.

Kryetari i komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, në Kuvendin e Maqedonisë, Hari Llokvenec, tha se kjo konferencë, organizohet vetëm një javë pas nënshkrimit të marrëveshjes historike mes Maqedonisë dhe Greqisë, dhe pak ditë nga marrja e ftesës për anëtarësim në NATO dhe datë për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.

“Të gjithë këto hapa që po bëjmë, çojnë drejtë një të ardhmeje stabile, siguri dhe stabilitet, jo vetëm në Republikën e Maqedonisë, por edhe në rajonin në përgjithësi”, tha ai për të shtuar se këto nisma bashkëpunimi në sferat e mbrojtjes dhe sigurisë si asnjëherë më parë paraqesin bazë për forcimin e paqes dhe besimit më gjerë.

RACVIAC është organizatë ndërkombëtare me seli në Zagreb të Kroacisë, numëron nëntë shtete anëtare dhe 14 anëtare shoqëruese, me një status diplomatik në kuadër të Konventës së Vjenës. Ajo bashkëpunon ngushtë me organizatat ndërkombëtare siç janë OKB, NATO, BE, OSBE, SELEC, DCAF, UNDP, ITF, RCC, MARRI, etj.

Në këtë organizatë bëjnë pjesë Shqipëria, Maqedonia, Turqia, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe Greqia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit