Shkup, program përkujtimor me rastin e përvjetorit të 15 Korrikut

Mos i humb

Në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, u organizua “Program për përkujtimin e dëshmorëve të 15 korrikut”, me rastin e përvjetorit të dytë të tentativës për grusht shteti në Turqi.

Në programin e organizuar në Xhaminë e Mustafa Pashës nga ana e Zyrës së Këshilltarit të Çështjeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup u kryen lutje, u lexuan pjesë nga Kurani dhe u kënduan ilahi.

Programi u organizua në kuadër të serisë së aktiviteteve që mbahen me rastin e “15 Korrikut, ditës së demokracisë dhe unionit kombëtar”, ndërsa imami i Xhamisë Hümayun-u Abad nga Stambolli, İsrafil Duman, ligjëruesi në Fakultetin e Teologjisë në Universitetin e Thrakisë në Turqi, Abas Yahya, si dhe imami i i fshatit Zdunjë, Eljasa Asani, lexuan pjesë nga Kurani dhe ilahi.

Zëvendëskëshilltari i Çështjeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë, Mustafa Tarık Koca, tha se tentativa tradhtare për grusht shteti më 15 korrik u zmbraps nën udhëheqjen e presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe me rezistencën e forcave të sigurisë dhe popullit heroik turk.

Koca tha se programi i sotëm ka për qëllim përkujtimin e dëshmorëve me rastin e përvjetorit të puçit të dështuar, për të ndier rezistencën e tyre dhe për t’ua përçuar atë brezave të ardhshëm.

“Nëpër Maqedoni lexuam hatme, të cilët përmes lutjeve ua dedikuam dëshmorëve tanë. Lus Allahun e madhëruar të mos përjetojmë sërish ditë të tilla të këqija. U prehshin në paqe të gjithë dëshmorët tanë”, tha Koca.

Pas programit, imami i Xhamisë së Mustafa Pashës në hutben e xhumasë lexoi mesazhin e kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, me rastin e 15 Korrikut.

Në mesazh u rikujtua se më 15 korrik të vitit 2016, organizata terroriste FETO e infiltruar brenda shtetit mik dhe vëlla të Turqisë bëri përpjekje për grusht shteti, ndërsa po ashtu u shprehën lutje që Allahu t’i mëshirojë dëshmorët e rënë gjatë kësaj tentative.

“E lusim të madhin Zot që unitetin, bashkimin, paqen dhe vëllazërinë tonë të na e bëjë të përjetshëm, të na ruajë nga përçarjet, copëtimet dhe asgjësimi. Duke nxjerrë mësime nga ngjarja e keqe e mbijetuar, të bashkohemi të gjithë si një umet. T’na dhurojë intelegjencë dhe zgjuarsi që të mos biem në kurthet e fitnes, fesatit dhe hiles, dhe të na e bëjë të mundur të edukojmë breza të rinj me iman dhe sinqeritet, të cilët do ta duan vendin e tyre dhe kombin e tyre”, thuhet në mesazhin e kreut të BFI-së Rexhepi.

Grusht shteti i dështuar i 15 korrikut të vitit 2016 në Turqi u orkestrua nga organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj në SHBA, Fetullah Gulen. Në këtë tentativë për grusht shtet 251 persona mbetën të martirizuar dhe rreth 2.200 të plagosur./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit