Shkup, promovohet projekti për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit

Mos i humb

Pezullohen fluturimet me Vjenën nga data 16 deri më 31 korrik

Aeroporti i Rinasit njofton se do të ndalohen fluturimet me Vjenën nga data 16 korrik deri më 31 korrik 2020.

Kosovë : Infekrologu Krasniqi gjendja është skajshmërisht e rënduar

Të premten janë konfirmuar 205 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK’së,...

Komunat me më shumë raste aktive me COVID-19 në Kosovë, Prishtina mbi 1 mijë

Rastet me COVID-19, sa vijnë e shtohen në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku deri më tani janë infektuar gjithsej 4...

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim takim me Taulant Ballën

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant...

Qeveria e Maqedonisë së Veriut promovoi sot projektin projektin e binjakëzimit “Forcimi i kapaciteteve të bashkërendimit në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit”, (AA).

Komiteti kombëtar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit i Maqedonisë së Veriut (NKSNEBT) dhe Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me delegacionin e Bashkimit Evropian (BE) dhe Agjencinë “Studiare Sviluppo” nga Republika e Italisë, kanë filluar një projekt për forcimin e kapaciteteve të bashkërendimit në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit.

Pas fjalimeve përshëndetëse në promovim, koordinatori i Komitetit kombëtar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit, Borçe Petrevski dhe komandanti i Njësisë së operacioneve speciale, Carabinieri, gjeneral major Pasquale Angelosanto, dhanë deklarata për mediat.

Duke theksuar se ky është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm i financuar nga BE-ja, Petrevski tha se projekti vjen në kohën e duhur sepse ne po përballemi me sfida të reja të sigurisë.

“Janë planifikuar shumë aktivitete brenda këtij projekti, të cilat shpresoj se do të zbatohen me sukses brenda periudhës së planifikuar 21 mujore”, tha Petrevski, duke potencuar se janë veçanërisht të kënaqur që miqtë italianë do të ndajnë përvojat e tyre në luftën kundër terrorizmit.

Angelosanto tha se është i nderuar për pjesëmarrjen në projektin që nxit bashkëpunimin në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit.

“Korpusi i karabinierëve ‘ROS Carabinieri’ është shumë i lumtur që ka mundësinë të kontribuojë, të ndajmë njohuritë tona, veçanërisht në pjesën e përvojës sonë në luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit gjatë dekadave të kaluara, të cilat ne i kemi arritur në shumë situata dhe kontekste të ndryshme”, tha Angelosanto.

Ai shtoi gjithashtu se trupat e karabinierëve janë të njohur për përvojën e tyre shumë vjeçare dhe janë të lumtur të ndajnë metodat specifike të punës që kanë zhvilluar dhe thelluar ndër vite.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

BE: Nisni vaksnimin për gripin sezonal që tani në verë

Komision Europian ka këshilluar vendet anëtare të BE të nisin sa më shpejt vaksinimin për gripin sezonal të vjeshtës që tani në...

Me më shumë se 13 milion të infektuar në të gjithë botën, Amerika po mbyllet përsëri

Numri i rasteve të raportuara të infeksionit me koronavirus në botë tejkaloi 13 milion. Në vetëm pesë ditë, nga 8 korriku deri...

Në Rusi regjistrohen mbi 746 mijë raste infeksioni dhe më shumë se 11700 viktima Covid

Numri i rasteve me koronavirus deri më tani në Rusi është rritur në 746.369 ndërsa ai i të vdekurve në 11.770.

Iran, 199 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Me 199 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran është rritur në 13.410 numri...

Kinë: Në ashensor gruaja pa simptoma Covid infekton 71 persona në 60 sekonda

Një grua asimptomatike në ashensor arriti të infektonte rreth shtatëdhjetë njerëz. Gruaja ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara dhe...