Shkup, tregtarët në protestë, kërkojnë tërheqje të Ligjit për tregjet e gjelbra

Mos i humb

Shitësit e tregjeve të gjelbra të Shkupit në shenjë proteste kundër Ligjit për tregjet e gjelbra u vendosën çelësin tezgave të tyre dhe dolën në protestë para Kuvendit të Maqedonisë, ku bllokuan bulevardin para godinës së shtëpisë ligjvënëse.

Shitësit e tregjeve të gjelbra kërkojnë nga ligjvënësit tërheqjen e plotë të Ligjit për tregjet e gjelbra, sipas të cilit nga 1 janari çdo qiramarrës i tezgës duhet të paguajë një licencë vjetore prej 60 eurosh, ndërsa për një tezgë të dytë 40 euro shtesë.

Sipas tyre, tregu është ekzistenca e tyre e vetme dhe detyrimet e vendosura mbi ta edhe më tej do t’i çojë drejt skajit të ekzistencës.

Ligji për tregjet e gjelbra po ashtu parashikon që pensionistët dhe të punësuarit, përfshirë ato me honorar, nuk do të mund të angazhohen si shitës në tregje të gjelbra.

Sipas vlerësimeve të Odës Ekonomike të Maqedonisë, në vend ka rreth 15 mijë tezga, por mungojnë statistikat sa shitës të tregjeve të gjelbra duhet të jenë të licencuar në përputhje me ligjin e ri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit