Shoqata e Avokatëve të Turqisë dënon sanksionet amerikane

Mos i humb

Shoqata e Avokatëve të Turqisë (TBB) kritikoi vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për të zbatuar sanksione ndaj dy ministrave turq për moslirimin e pastorit amerikan Andrew Craig Brunson, i cili përballet me akuza të terrorizmit në Turqi.

Reagimi erdhi përmes një letre të kreut të shoqatës, Metin Feyzioğlu, dërguar Këshillit të Evropës, Shoqatës së Avokatëve të SHBA-së dhe shoqatave të tjera ndërkombëtare profesionale.

“Mesazhet kërcënuese dhe sanksionet e autoriteteve relevante të SHBA-së kundër vendit tonë për lirimin e shtetasit të tyre të ndaluar në Turqi janë të papranueshme”, thuhet në letër.

Ai pohoi se një veprim i tillë nga ana e SHBA jo vetëm që minon ligjin ndërkombëtar, por gjithashtu është një përpjekje për të ndërhyrë në sistemin e drejtësisë të një shteti sovran.

Feyzioğlu tha se ky vendim i SHBA-së është “në kundërshtim me sundimin e ligjit”.

“Disa zyrtarë të amerikanë kanë marrë në çekan në duart e tyre dhe trajtojnë si gozhdë çdo problem që hasin në politikën e jashtme”, ka shtuar Feyzioğlu.

Në letrën e Feyzioğlus po ashtu thuhet se gjyqësori turk do të japë një verdikt në përputhje me rregullat universale për gjykim të drejtë.

“Askush nuk duhet të dyshojë për këtë,” theksohet në letër.

Duke rikujtuar se Turqia dhe SHBA janë aleatë, Feyzioğlu ka thënë se një aleancë e tillë nuk është e rëndësishme vetëm për dy vendet, por edhe për gjithë botën.

“Themeli i një aleance është respekti i ndërsjellë ndaj të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave sovrane të shteteve”, ka thënë Feyzioğlu.

Reagimi erdhi një ditë pasi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha se SHBA do të vendosë sanksione ndaj ministrave turq Süleyman Soylu dhe Abdulhamit Gül, për moslirimin e pastorit amerikan Andrew Craig Brunson i cili përballet me akuza për terrorizëm në Turqi.

Ndërkaq, në një deklaratë me shkrim të Departamentit amerikan të Thesarit, thuhej se Gül dhe Soylu janë përfshirë në listën e sanksioneve pasi “udhëheqin institucionet që kanë pasur rol në arrestimin e tij”.

Brunson u transferua në arrest shtëpiak javën e kaluar, pasi ishte paraburgosur në provincën e Izmirit në dhjetor të vitit 2016. Ai akuzohet për spiunazh për PKK-në, e njohur si organizatë terroriste në SHBA dhe Turqi, dhe organizatën terroriste FETO, e cila qëndron prapa tentativës për grusht shteti në korrik të vitit 2016, që martirizoi 251 persona dhe plagosi mijëra të tjerë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit