Shpend Ahmeti e pezullon punëtorin e dyshuar për dhënie ryshfeti

Mos i humb

Kryetari  i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka pezulluar me parandalim punëtorin në të cilin dyshohet të ketë dhënë ryshfet njërit prej shërbyesve civilë të komunës. Sipas njoftimit të komunës, me urdhër të prokurorit, zyrtari i komunës është shoqëruar në Polici.

“Komuna e Prishtinës  së fundmi se është njoftuar nga njëra prej kompanive që realizon projekt të Komunës, se pagesat për punët e kryera i janë vonuar.

Që të shpejtohet procedura, kompania thotë sa i ka dhënë ryshfet njërit prej shërbyesve civilë të Komunës së Prishtinës.

Si rrjedhojë, menjëherë e kemi denoncuar rastin në Policinë e Kosovës, dhe Kryetari Shpend Ahmeti e ka suspenduar me parandalim punëtorin në të cilin dyshohet, derisa të dëshmohet e kundërta. Sot u njoftuam që me urdhër të prokurorit, zyrtari në fjalë është shoqëruar në Polici.

Komuna e Prishtinës, si Komunë shembull në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që të keqpërdoret paraja publike nga zyrtarët e vet, e as që të bëhen kushtëzime e favorizime përmes ryshfetit”, thuhet në njoftim të komunës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit