Shpend Ahmeti kthehet në Vetëvendosje, Kurti i premton se do jetë kandidat për kryeministër

Mos i humb

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka marrë një vendim të rëndsishem. Ai nga sot do të rikthehet serish në Lëvizjen Vetëvendosje, parti kjo që ai e braktisi javë më parë duke u rënditur në krahun e Molliqajt të cilet së fundi zyrtarizuan ndarjen dhe formuan grup parlamentar në vete.

Kosova Post merr vesh se kthimi i Ahmetit në Vetëvendosje është bërë pas takimeve të fshehta që kishte me kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti ku ky i fundit i premtoj Shpend Ahmetit se nëse kthehet në parti atëherë Vetëvendosje do ta nominoj kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.

Me ketë vendim Shpend Ahmeti ‘braktisi’ shokët e tij Dardan Sejdiun e Fisnik Ismajlin me të cilët ishte i pandashëm me arsyen e vetme që ne zgjedhjet e ardhshme të jetë kandidatë për kryeministër, pozitë kjo që ishte ëndërr e shumicës në Vetëvendosje dhe e cila u bë ‘mollë’ sherri për ndarjen në dysh të Vetëvendosjes.

Ndryshe edhe për kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin kjo mbetët vetëm një ‘ëndërr’ pasi që ky lajm është inskenuar meqë sot është Aprililiiiii.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit