Shpend Ahmeti mbështet Haradinajn për taksën

Mos i humb

Kryetari i Partisë Social Demokrate, njëherit kryenegociator i Kosovës, Shpend Ahmeti në bisedimet me Serbinë ka lënë të kuptohet se është në një vijë me kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj sa i përket taksës.

Sipas tij, Kosova duhet te jetë unike ne vendimin për taksën, e jo te ketë qëndrime të kundërta në politikën kosovare sepse është i bindur se me Amerikën nuk ‘prishemi’ sa i përket taksës.

Këto komente Ahmeti i bëri pas takimit që zhvilluan krerët e shtetit për taksën. Siç bëri të ditur Ahmeti në takimin e sotëm u ka thënë të tjerëve që të gjithë duhet të kenë një qëndrim unik si shtet sa i përket taksës.

“Unë kam kërkuar që mos ta lëmë njëri -tjetrin të vetëm në këto tema, nuk mund ta lëmë vetëm kryeministrin në këtë çështje (taksë), sepse presioni po shkon drejt te ai. Nëse marrim vendim  bashkë ta mbajmë taksën të bëhemi të gjithë, e nëse vendosim ta heqim, të bëhemi të gjithë bashkë. Unë mbetem i bindur se kjo nuk rrezikon marrëdhëniet tona me SHB”, ka përfunduar Ahmeti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit