Shpend Ahmeti merr një lajm të keq nga prishtinasit!

Mos i humb

Qytetarët e Prishtinës janë dëshpruar me punën e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit.

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti pos pozitës si i pari i kryeqytetit, tashmë ka marr një përgjegjësi edhe më të madhe.

Ai është bërë pjesë e ekipit negociator për të dialoguar me palën problematike tash e sa vite, Serbinë, për një marrëveshje përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo detyrë e re që iu besua Ahmetit, Lëvizja Vetëvendosje po e konsideron të panevojshme, pasi që sipas ish partisë së tij, obligimet ndaj komunës janë lënë anash dhe projektet kanë ngecur, ndërsa kryetari Ahmeti është fokusuar më shumë në detyrat e shtetit se sa ato të komunës.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valdrin Ahmeti në një prononcim për Ekonomia Online tha se viti 2018 për komunën e Prishtinës karakterizohet si një vit dështimi.

Viti 2018 karakterizohet si një vit i dështimit të qeverisjes komunale në Prishtinë. Ne e kemi mbajtur një tryezë në fund të muajit dhjetor kur kemi realizuar gjitha premtimet e pa mbajtura të komunës së Prishtinës gjatë këtij viti dhe fatkeqësisht edhe për ne dhe qytetarët e Prishtinës ka dal se asnjë projekt nuk e ka përfunduar gjatë vitit 2018, kryetari Ahmeti”.

“Për më keq, ai në fund të vitit 2018 në vend se të përkushtohet më shumë që të i filloj dhe i përfundoj projektet në komunën e Prishtinës ka marr një përgjegjësi shtesë të cilën nuk dihet edhe atë se si e sa do të mund ta kryej por gjithsesi se komunën e Prishtinës veçse e ka harruar dhe se po shihet çdo ditë e më shumë se projektet në komunën e Prishtinës po stagnojnë dhe njëkohësisht qyteti po ngec në zhvillimin e tij të përditshëm”, shtoi Ahmeti.

Ahmeti tha se tashmë kryetari ka filluar të tallet edhe me qytetarët pasi që ai vazhdimisht nga Brukseli kishte thënë se për të më e rëndësishme është komuna, por që ai po qëndronte në Buksel dhe jo në komunën ku ai e udhëheq.

“Qeverisja e tanishme është duke ecur si mos më keq, po e shihni ai madje ka filluar edhe të tallet publikisht edhe me qytetarët dhe opinionin publik. Unë dëgjova një deklaratë të tij nga Brukseli deklaronte se më e rëndësishme për të është Prishtina, nëse është ashtu le të kthehet në Prishtinë, thoshte komuna është më e rëndësishme nuk e di se a e kishte fjalën për komunën e Prishtinës apo të Brukselit”.

Qytetarët e Prishtinës po ashtu janë shprehur të pakënaqur me zhvillimin e komunës e sidomos me mungesën e kreut të Prishtinës.

Basri Blakqori tha se angazhimi i kryetarit Ahmetit në ekipin negociator e lë Prishtinën pa zotin e shtëpisë dhe kështu nuk mund të funksionojë mirë.

“Në shtëpi kur nuk është i zoti i shtëpisë a qeveriset shtëpia mirë, jo, njësoj është edhe komuna është dëm që shkon Shpend Ahmeti në bisedime kur i ka 100 mijë punë këtu”, tha Blakqori.

“Ekipi negociator ka shkuar, por është një ekip negociator që nuk meriton në përgjithësi 90% ata njerëz me shkuar sepse as nuk kanë dijeni, ata duhet me qenë akademik me qenë njerëz të mençur, më të pjekur, këta të gjithë janë të papjekur dhe të padije”, tha ai.

Ruzhdi Bajoku tha se Ahmeti e ka lënë anash Prishtinën shumë dhe është tradhti ndaj votueseve të Prishtinës pasi që ai duhet të merret me qytetarët e Prishtinës dhe jo me punët që sipas tij, nuk i takojnë.

”Jo pak, por shumë e ka lënë anash, po tradhti është kjo sepse secili duhet me u marr me atë votën që ia ka dhënë duhet me ata njerëz me u marrë dhe atyre me iu dhënë përgjegjësi”, tha Bajoku.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit