Shpend Ahmeti: Nuk kemi pasur asnjë kërkesë specifike rreth platformës nga Hashim Thaçi (FOTO)

Mos i humb

Platforma shtetërore e dialogut Kosovë – Serbi është bërë temë diskutimi disaorëshe e ekipit negoaciator. Pas tri orësh diskutime, prononcimet për media kanë qenë të kufizuara. Njëri nga udhëheqësit e ekipit negociator, Shpend Ahmeti, tha se draft/platforma e hartuar sot nga ekipi negociator do të shpërndahet në subjektet e tyre politike, e më pas do të rikthehet tek ekipi negociator për aprovimin final. Dhe, vetëm më pas do të çohet për votim në Kuvendin e Kosovës.

“Edhe njëherë në subjektet e caktuara do ta diskutojmë. Nesër jemi të gatshëm për ta votuar në delegacionin shtetëror dhe do të dorëzohet”, ka thënë Shpend Ahmeti.

Ai, gjithashtu, ka bërë të ditur se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nuk ka pasur ndonjë kërkesë specifike për ta inkorporuar në kuadër të platformës.

“Jo, ne i kemi thënë presidentit, ai mundet me ia dërgua Kuvendit letër. Nuk kemi pasur kërkesa të tilla”, ka përfunduar Ahmeti.

Të njëjtën gjë e ka pohuar edhe Fatmir Limaj, sipas të cilit, platforma do t’iu dërgohet institucioneve brenda javës./KosovaPost

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit