Shpend Ahmeti: Pallati i Rinisë i kthehet Prishtinës

Mos i humb

Kuvendi votoi për propozim-vendimin që Pallati i Rinisë të kalojë në administrimin e Komunës së Prishtinës.

Kuvendi ia dha “dritën e gjelbër” Qeverisë që ta kalojë Pallatin e Rinisë në pronësi të Komunës.

Në votim morën pjesë 74 deputetë, dhe nga ta vetëm një deputet abstenoi, kurse 73 të tjerë ishin për.

Ndërkaq, disa vite me radhë kishte vazhduar një përplasje mes Komunës së Prishtinës dhe Agjencisë Kosovare për Privatizim për Pallatin e Rinisë.

Shpend Ahmeti përmes një shkrimi ka theksuar se në tri vitet e ardhshme së bashku me donatorët do të investojnë në invesitimin e kësaj hapësire publike.

Postimi i Plotë:

Pallati i Rinisë i kthehet Prishtinës. Falemnderit deputetëve që votuan këtë propozim të drejtë të qeverisë pas diskutimeve që Komuna ka pas me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Ne tre vitet e ardhshme në bashkëpunim me donatorët do të investojmë në renovimin e kësaj hapësire publike të Prishtinës ./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit