Shpend Ahmeti të jep llogari për humbjen e 530 mijë euro

Mos i humb

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti , duhet të dalë e të sqarojë se pse për të njëjtin produkt, për të njëjtën sasi, duhet të paguhet 300% më shumë se sa që është paguar në qeverisjen komunale të Lëvizjes Vetëvendosje, kështu deklaroi Fitore Pacolli nga Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media.

Pacolli bëri të ditur se prokuroria ka filluar hetimet për pretendimet e VV-së se buxheti i Komunës së Prishtinës është dëmtuar për 530 mijë euro.

Sipas saj, në fillim të projektit kanë qenë në dispozicion vetëm 200 mijë euro.

“Ky projekt filloj me kifle dhe qumësht dhe vetëm nga klasa e parë deri tek e pesta se kaq kishim buxhet. Atë kohë Komuna e Prishtinës kishte në buxhet vetëm 200 mijë euro. Tani që me Komunën e Prishtinës nuk udhëheq Lëvizja Vetëvendosje nuk u zgjerua por u rrit çmimi, nuk u përmirësua shujta por u rrit çmimi për 300 %. Deri më tani kryetari i Komunës së Prishtinës nuk ka dhënë asnjë sqarim. Ne nuk e dimë se si kryetari ka ardh në përfundim se vlera e qumështit është rritur për 300 %, ne vazhdojmë të blejmë qumështin me çmim të njëjtë në treg. Një çmim më të lirë mund të ofroj një kompani vendore. Dje na njoftuan Prokuroria ka filluar hetimet. Të gjitha këto pyetje duhet të sqarohen nga kryetari, kërkojmë që ai të del me sqarime të sakta”, u shpreh Pacolli.

Në anën tjetër aktivisti i LVV-së, Valdrin Ahmeti, tha se prokuroria duhet ta bëjë Ahmetin që të tregojë se ku janë 530 mijë euro.

“Ne jemi të bindur se këto hetime deri në fund do të tregojnë atë që është e kemi thënë deri më tani. Është për të ardhur keq se si Shpend Ahmeti ka dhënë përgjigjeje anësore. Prokuroria duhet ta bëjë Ahmetin të tregojë se ku janë 530 mijë euro”, tha Ahmeti./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit