Shpenzimet për shëndetësi: 10.000 franga për çdo banor

Mos i humb

Shpenzimet për shëndetin, nër Zvicër do të kenë një ngritje edhe gjatë viteve në vijim. Kështu, sipas qendrës për kërkime konjunkturale KOF në kuadër të universitetit ETH të Cyrihut, parasheh një rritje vjetore prej 4 për qind.

Dhe, shkaku kryesor për këtë rritje qëndron në faktin se popullata po bëhet gjithnjë më e moshuar.

Sipas studimit të KOF, kostoja është rritur para së gjithash në sferën ambulantore. Ndërsa, nga ana tjetër, kursimet e realizuara me uljen e çmimeve të medikamenteve do ta frenonin fare pak këtë rritje të përgjithshme çmimesh.

Studimi në fjalë parasheh që shpenzimet për shëndetësi, për kokë banori, vitin e ardhshëm do të mbërrijnë në 10.000 franga për kokë banori.

Një lëvizje kundër ngritjes së çmimeve për shërbimet shëndetësore e ka paralajmëruar një iniciativë popullore që po lancohet aktualisht në Gjenevë. Një grup i përbërë nga përfaqësues të partive të majta po kërkon që në të ardhmen, shpenzimet (premitë) për sigurimin shëndetësor të mos kalojnë 10 përqindëshin, transmeton albinfo.ch. Nga iniciativa do të përfitonin para së gjithash familjet e shtresës së mesme dhe pensionistët./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit