Shpërqëndroheni në zyrë? Ja faktorët që duhet t’i eliminoni!

Mos i humb

Shpërqëndrimet në zyrë shkatërrojnë produktivitetin, pavarësisht dëshirës për të vepruar të kundërtën.

Lajmërimet në rrjetet sociale, email-et urgjente që nuk mbarojnë dhe telefonatat e shpeshta ju shpërqëndrojnë mbi atë që po punoni.

Një studim nga Universiteti i Kalifornisë vë në pah se më së shumti, një punnjës në zyre ka 11 minuta koncentrim të pandërprerë, dhe për disa minuta do të merret me diçka tjetër.

E keqja është se kur shkëputet vëmendja, duhen afro 20 minuta për t’u kthyer te përqendrimi i mëparshëm.

Por mungesa e koncentrimit në zyrë mund të ketë disa faktorë, sipas studimit.

Mungesa e gjumit

Nëse nuk keni bërë se paku gjashtë orë gjumi efektive, rezultatet e punës në zyrë nuk pritet të jenë të ndritura. Kotjet e herëpashershme mbi ekranin e punës veçse e përkeqësojnë ndjenjën e mos ngopjes me gjumë.

Uria

Kur je i uritur nuk je vetvetja… kjo frazë mund të ketë diçka të vërtetë! Mungesa e ushqyesve, ne sidomos fibrave, shkakton ndjenjën e lodhjes dhe pafuqisë.

Por puna e koncentrimit kërkone dhe glukozë. Kështu, ju mund të zgjidhni frute të ëmbla për t’u ndihmuar ta kapërceni krizën.

Ankthi

E konsideruar si simptoma më e shpeshtë e problemeve të lidhura me koncentrim, ankthi mund të kaloj në gjendje të tejzgjatur, apo kronike, duke shkaktuar probleme të tjera që lidhen jo vetëm me jetën emocionale, por edhe me shëndetin fizik.

Stresi i tepërt

Teksa stresi më i shprehur në vendin e punës është normal, stresi i tepruar mund të ndërhyjë në produktivitetin dhe performancën tuaj. Ai do të ndikojë në shëndetin tuaj fizik dhe emocional dhe të ndikojë në marrëdhëniet tuaja dhe në jetën e përditshme. Aftësia për të menaxhuar stresin mund edhe të përcaktojë suksesin ose dështimin në punë./tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit